GRANDEMALL

Marrëveshja e Kosovës me FMN-së sjellë 5 milion euro

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Misioni i fondit monetar ndërkombëtar (FMN), i kryesuar nga Johannes Wiegand , mbajti diskutime me autoritetet kosovare gjatë periudhës 06-18 nëntor 2013, si pjesë e shqyrtimit të pestë dhe të fundit të performancës ekonomike të vendit sipas marrëveshjes Stand- By.

Në përfundim të vizitës , Wiegand ka thënë se Misioni ka arritur marrëveshjen në nivel stafi me autoritetet mbi një paketë të politikave që synon kompletimin e shqyrtimit të pestë sipas marrëveshjes Stand-By.

“Vëmendja e Bordi Ekzekutiv e FMN-së është planifikuar paraprakisht për në mesin e dhjetorit. Përfundimi i këtij rishikimi do të mundësojë që Kosova të tërheqë 4.251.000 SDR (rreth 5.000.000 € ). Megjithatë, në përputhje me qëllimin e tyre për të trajtuar marrëveshjen si paraprake në vitin 2013, autoritetet kosovare nuk planifikojnë tërheqjen e kësaj shume”, ka thënë Wiegand.

Sipas tij ekonomia e Kosovës ka vazhduar me modelin e rritjes së zbehtë, por elastike në vitin 2013.

“Për vitin 2014, stafi i FMN-së, parashikon një rimëkëmbje të rritjes reale të “GDP-së” në rreth 4 për qind, në përputhje me zhvillimet në vendet nikoqire të diasporës. Inflacioni mbetet i përmbajtur. Sistemi bankar vazhdon të jetë stabil dhe likuid. Rreziqet sfiduese lidhen në veçanti në mjedisin e jashtëm të pasigurt(kreditë e këqija)”, ka thënë ai.

ARKATANA

Ai ka thënë se politikat makroekonomike dhe financiare kanë mbetur gjerësisht në rrugën e duhur. Të gjitha kriteret kuantitative të performancës sipas tij janë plotësuar dhe mungesa në mbledhjen e të ardhurave u kompensuar nga kufizimi i shpenzimeve, sidomos në buxhetin kapital.

“Progres i mirë është bërë edhe sa i përket zbatueshmërisë së standardeve strukturore. Në veçanti, buxheti për vitin 2014, i dorëzuar në Kuvend në fund të muajit tetor është në përputhje me një menaxhim të shëndoshë fiskal. Ndër të tjera, ajo përfshin një alokim për fillimin e ndërtimit të autostradës “R6” në drejtim të Shkupit dhe një rritje e pagave të sektorit publik që mund të mbështetet në vitin 2014, por edhe në vitet e ardhshme. Buxheti gjithashtu ruan një nivel adekuat të bilancit bankar”, ka thënë Wiegand.

Më tej ai ka shtuar se në 2 vite e gjysmë të kaluara, Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në forcimin e menaxhimit makroekonomik.

“Një qëndrim i qëndrueshëm fiskal është restauruar dhe mbyllur me kalimin në një kornizë të bazuar në rregulla fiskale në korrik të 2013-ës, është bërë progres me përgatitjen dhe kostot e iniciativave shpenzuese, banka qendrore ka fituar mjete më të forta të mbikëqyrjes dhe rregullimit të sistemit financiar, si dhe të sigurojë ndihmë të likuiditetit për bankat, nëse është e nevojshme. Autoritetet kanë shprehur interes në një marrëveshje pasardhëse kur kjo e tanishmja të përfundojë.( më 26 dhjetor )”, ka përfunduar ai. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.