UBT

Marrëveshja e diplomave mes Kosovës dhe Serbisë, ka ngjallë shpresa për Luginën

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Arritja e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke të diplomave do të filloj zbatimin më 1 mars dhe ka gëzuar shqiptarët në Luginë që po presin me vite për njohjen e diplomave nga autoritetet serbe.

Abaz Memeti, inzhenjer i Diplomuar në Universitetin e Prishtinës, ka kohë që ka dorëzuar dokumentet për nostrifikim të diplomës, por ndërprerjet e shpeshta të dialogut dhe mos gatishmëria e Serbisë për implementim të Marrëveshjeve, ka lënë atë në pritje, ka deklaruar për rtk , transmeton Titulli.com.

Të njëjtin fat e ka edhe Amdi Mustafa, i cili që nga korriku ka përfunduar Masterin në Universitetin e Prishtinës.

Mobi Casa

Lajmi për njohje reciproke të diplomave është mirëpritur edhe ndër profesor të qendrave arsimore në Luginë.

Njohja e diplomave ka siguruar shumë maturantë që studimet e tyre t`i vazhdojnë në Universitetet e Republikës së Kosovës.

Mos njohja e diplomave të Universiteteve të Kosovës, në Serbi, ka ndikuar që shumë të rinj nga Lugina, të lëshojnë vendlindjen në kërkim të një perspektive më të mirë./Titulli.com/