Fundamenti

Marrëveshja e dëmshme, top-sekret i Qeverisë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Janë mbushur dhjetë muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, dhe përveç kërkesës verbale nga kryeministri Mustafa, dhe presidentit Hashim Thaçi, ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, në cilësinë e nënshkruesit të kësaj marrëveshjeje, versioni zyrtar i këtij dokumenti akoma nuk u është shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi u fshihet përfaqësuesve të popullit

Kurteshi: Këta qeveritarë janë gati të falin tokë, në këmbim të ruajtjes së pushtetit të tyre

“Marrëveshja është dashur qysh moti të vijë në Kuvend dhe t’u shpërndahet të gjithë deputetëve. Asgjë nuk guxon të mbahet e fshehtë, sepse mbajtja fshehtë e këtij materiali nënkupton që aty ka diçka jo të mirë, të cilin nuk do ta përkrahnin deputetët e as qytetarët e Kosovës. Përndryshe, gjërat e mira nuk do t’i mbanin fshehtë asnjë ditë”, u shpreh deputeti Adem Salihaj për “Kosova Sot”

Fundamenti

Janë mbushur dhjetë muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, dhe përveç kërkesës verbale nga kryeministri Mustafa, dhe presidentit Hashim Thaçi, ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, në cilësinë e nënshkruesit të kësaj marrëveshjeje, versioni zyrtar i këtij dokumenti akoma nuk u është shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët nga radhët e subjekteve politike në pozitë dhe opozitë, si dhe analistët politikë, mbajtjen e fshehtë të marrëveshjes së Demarkacionit nga deputetët e shohin si argument të mjaftueshëm, që flet se ajo është e dëmshme për ratifikim në versionin e tanishëm, prandaj edhe Qeveria nuk e ka guximin që të njëjtën ta dërgojë në Kuvend, pavarësisht që ky i fundit është organi kryesor, i cili duhet të mbikëqyrë punën e Qeverisë, por që zyrtarisht nuk e ka idenë se çka saktë është nënshkruar me Malin e Zi.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, nga LDK-ja, thotë se ky dokument, ashtu si është firmosur, kaherë është dashur t’u shpërndahet deputetëve, të mos mbahet top-sekret, ngase elementet kryesore që janë të dëmshme veç kanë qarkulluar në opinion dhe tani më asgjë nuk mund të fshihet. “Është dashur qysh moti të vijë në Kuvend dhe t’u shpërndahet të gjithë deputetëve i gjithë materiali për Demarkacionin me Malin e Zi. Asgjë nuk guxon të mbahet e fshehtë, sepse mbajtja fshehtë e këtij materiali nënkupton që aty ka diçka jo të mirë, të cilin nuk do ta përkrahnin deputetët e as qytetarët e Kosovës. Përndryshe, gjërat e mira nuk do t’i mbanin fshehtë asnjë ditë”, u shpreh Salihaj për “Kosova Sot”./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.