UBT

Marrëveshja e Bllokut, para rishqyrtimit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pritet të përballet me sfida të reja politike, si përbrenda partisë, ashtu edhe në kuadër të koalicionit që ka lidhur me liderët e AAK-së, partisë Nisma dhe Vetëvendosjes. LDK shumë shpejt besohet se do të kërkojë një strategji dalëse nga opsionet e deritashme, të cilat nuk po japin rezultate rreth formimit të institucioneve të reja.

Paralajmërimet serioze që i vijnë spektrit politik se mungesa e formimit të institucioneve mund të qojë vendin në zgjedhje të reja të parakohshme, ka aktivizuar sërish disa prej zyrtarëve dhe degëve të LDK-së që të kërkojnë rishikimin e marrëveshjes së parimeve ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe partisë Nisma, të cilën më pas e kishte pranuar edhe Vetëvendosje.

UBT

Sipas kësaj marrëveshje, LDK dhe lideri i saj pretendonin të merrnin postin e kryetarit të Kuvendit, duke hequr dorë nga posti i kryeministrit, të cilin ia kishin besuar liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt. Sipas burimeve të gazetës Tribuna, LDK pret që këtë javë të dëgjojë përgjigjen përfundimtare të presidentes Atifete Jahjaga, nëse do të pranojë apo refuzojë kërkesën e një grupi deputetësh për t’iu drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese për sqarime rreth nenit 127 të aktgjykimit të saj…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.