Hidromorava

Marrëdhëniet ndërshtetërore, Begaj: Kosova dhe Shqipëria kanë raporte vëllazërore dhe strategjike

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet për vizitë në Prishtinë, ndërkaq theksoi se Kosova e pavarur i ka dhënë jo vetëm shtetasve të saj dinjitetin e merituar dhe të shumëpritur shtetëror, por njëkohësisht e ka bërë rajonin më të sigurt.

Begaj në një postim në Facebook shkruan se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës është unikale për stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe perspektivën euroatlantike të të dy shteteve.

“Kënaqësi e veçantë të jem në Prishtinë me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë. Urova në emër të të gjithë shqiptarëve Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, për këtë përvjetor kaq të rëndësishëm. 15 vite janë shumë pak për një komb, e për më tepër për një komb të lashtë. Por këto 15 vite Pavarësi të Kosovës kanë demonstruar në mënyrë shembullore e të sintetizuar vlerat më të mira e shumë shekullore të kombit shqiptar.

Fundamenti

Vlerësova ecurinë e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe i konsiderova jo vetëm vëllazërore e të një natyre strategjike, por edhe shumë dinamike. Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës është unikale për stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe perspektivën euroatlantike të të dy shteteve.

Kosova e Pavarur i ka dhënë jo vetëm shtetasve të saj dinjitetin e merituar dhe të shumëpritur shtetëror, por njëkohësisht e ka bërë rajonin tonë më të paqtë e të sigurt, si dhe kombin shqiptar të lirë të rigjejë rrugën e munguar padrejtësisht të bashkëpunimit kombëtar”, shkruan Begaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.