Fundamenti

“Marr sërish karton të kuq, nëse fitojmë në Turqi”

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Në mungesë të Mavrajt e Hysajt, të dy të dëmtuar, shiriti i kapitenit të Kombëtares Shqiptare në përballjen eliminatore ndaj Turqisë, do të rrijë në krahun e fantazistit vlonjat Ledian Memushaj, që sot u shfaq në krah të trajnerit reja, në konferencën e zakonshme për shtyp.

Mban shiritin e kapitenit në një ndeshje shumë të rëndësishme. Si është atmosfera dhe si ndihesh me shiritin në krah?
Jam shumë i kënaqur që mbaj shiritin, por do të isha edhe më i lumtur nëse këtu do të ishte Elseidi ose mërgimi, pasi do të mund të kishim edhe ata në grup. E dimë vështirësinë e takimit dhe e kemi përgatitur mjaft mirë, ndaj shpresoj të na shkojnë gjërat sipas planit.

Sa shanse kemi të përsërisim ndeshjen që bëmë në Elbasan ndaj Islandës?
Kemi shumë shanse, pasi trajneri e ka përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe ne kemi punuar mirë gjatë javës. Na pret një ndeshje shumë e vështirë nesër, por po kaq e vështirë do të jetë edhe për Turqinë.

Hidromorava

Po miqësoren e para dy viteve, mund ta përsërisim nesër?
Para dy viteve kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, përveç meje që dola me karton të kuq. Megjithatë do të isha i lumtur të merrja sërish karton të kuq, nëse do fitonim. Krahasuar me ndeshjen në Shkodër, kemi goxha ndryshim, pasi drejtohemi nga një trajner tjetër, që ka të tjera ide për lojën.

Tani luani në krah me partnerë të rinj. A jeni ambientuar sa duhet me njëri-tjetrin?
Kemi nevojë edhe për pak kohë, pasi gjerat bëhen avash-avash. Tani është koha të harrojmë ndeshjen me Islandën dhe të mendojmë për takimin e nesërm.

Dhuratën e ditëlindjes për trajnerin, e keni dhënë sot apo e keni lënë për nesër?
Ishalla nesër!