UBT

Markoviq ia thotë edhe Veselit: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Kosovën në rrugën euroatlantike

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në një takim kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Veseli dhe Markoviq theksuan se Kosova dhe Mali i Zi janë shtete mike, që kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë njëra-tjetrën në integrimet eurotalantike. Në këtë drejtim të dytë theksuan gatishmërinë për të zgjidhur me dialog çdo çështje mes palëve, përfshirë edhe demarkacionin.

Veseli theksoi nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës dhe që të dy vendet, Kosova dhe Mali i Zi, përveç në integrimet euro-atlantike, të punojnë ngushtë në forcimin e raporteve ekonomike.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se komuniteti shqiptar në Mal të Zi dhe ai malazez në Kosovë, shërbejnë si ura të forta për avancimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve. Kryeparlamentari Veseli i konsideroi pozitive dhe të rëndësishme vendimet e shtetit malazez për themelimin e Komunës më shumicë shqiptare të Tuzit dhe miratimin e vendimit i cili parasheh zyrtarizmin e gjuhës shqipe në komunat në të cilat shqiptarët përbëjnë mbi pesë për qind të popullsisë.

Uji Dea

Veseli po ashtu theksoi rëndësinë e realizimit sa më të shpejtë të rrugës Deçan-Plavë, e cila, siç tha ai, do të lehtësonte ndjeshëm qarkullimin e qytetarëve në të dy anët e kufirit, por do të kishte efekte pozitive edhe në shkëmbimet tregtare midis dy shteteve.

Kreu i Kuvendit të Kosovës theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për t’i dhënë komunitetit malazez në Kosovë hapësirën e nevojshme kushtetuese, duke i hapur rrugë kështu integrimit më të madh të tij në institucione.

Kryeministri i Malit të Zi vlerësoi raportet në mes të dy vendeve si shumë miqësore, duke shprehur përkushtimin e Malit të Zi që të ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimeve euro-atlantike./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.