Mobi Casa

Mark Zuckerberg, CEO më i paguar në SHBA për vitin 2012

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sipas një raporti të ri, Mark Zuckerberg ishte shefi ekzekutiv publik (CEO) më i paguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vitin e kaluar.

Kompensimi për shefin ekzekutiv të Facebook-ut gjatë vitit 2012 ishte afërsisht 2.3 miliardë dollarë, dy herë më shumë se shefi i dytë më i paguar, sipas renditjeve GMI, që analizon kompensimet për më shumë se dy mijë shefa ekzekutiv për kompanitë publike.

Mobi Casa

Pothuajse të gjitha kompensimet e Zuckerberg-ut vijnë nga të ardhurat e IPO të rrjetit social Facebook. Në ditën që Facebook-u u bë kompani publike, Zuckerberg kishte 60 milionë stok të aksionëve me vlerë afërsisht 2.3 miliardë dollarë për rreth një viti.

Gjithashtu ai merrte një rrogë bazë prej 500 mijë dollarë për një vitë, dhe duke filluar nga ky vitë do të ketë një rrog simbolike një dollarë. Në vend të dytë ishte i renditur shefi ekzekutiv i kompanisë Kinder Morgan, Richard Kinder, me një kompensim total prej 1.1 miliardë dollarë. Pjesëtar të tjerë të listës përfshijnë: Tim Cook shefi ekzekutiv i kompanisë Apple dhe shefi ekzekutiv i SalesForce, Mark Benioff.