ARKATANA

Mark Krasniqi: Mos ma prekni Skënderbeun

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Akademik Mark Krasniqi ka kritikuar edhe klerikët myslimanë, edhe atakatolikë, të cilët, si njerëz të ndershëm, nuk kanë guximin të ngrenëzërin kundër muxhahejdinëve dhe fanatikëve katolikë, të cilët po nashkaktojnë dëm shtetëror dhe kombëtar.

Askush nuk e tha asnjë fjalë të vetme, pavarësisht nga “kërcënimet” dhesjelljet e një grupi të rinjsh nga Kaçaniku, të cilët dy ditë më parëpublikisht u shfaqën duke fyer dhe duke e goditur bustin e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Në filmimin që ata i bënin vetvetes, tërinjtë nga Kaçaniku, të njohur si pjesë e organizatës së muhaxhedinitLavdrim Muhaxheri, dëgjohen teksa përdorin fjalët më fyese që mund tëpërdorë një njeri ndaj një figure kombëtare e cila për pjesën më të madhetë shqiptarëve konsiderohet si hero.

I vetmi reagim ka qenë ai i Policisë, të cilët të dyshuarit i kanë marrënë pyetje dhe u kanë caktuar 48 orë paraburgim.E me gjithë heshtjen e institucioneve të vendit, një shembull të tillë nuke kanë ndjekur ata që vazhdimisht janë kritikë ndaj rrymaveislame-ekstreme.

Hidromorava

Akademik Mark Krasniqi fajin për gjithë këto ndodhi ua hedh institucionevetë vendit të cilat nuk ndërmarrin asnjë veprim.

“Nga një aspekt ipolitikës aktuale të Kosovës unë kisha me thanë se ata djem atje kanëpasur “të drejtë” ta sulmojnë, ta fyejnë, ta poshtërojnë, madje edhe tagrushtojnë Skënderbeun në Kaçanik, sepse Kosova nuk është shtet imirëfilltë, nuk ka qeveri kombëtare dhe se nëpër partitë politike kemiudhëheqje kriminale të cilat shfrytëzojnë pozitat e veta vetëm përinteresin personal dhe atë familjar”, deklaroi akademik Krasniqi për “Botapress”.

I revoltuar me veprimin e të rinjve nga Kaçaniku, ai shpreh shqetësimin sesi një grup ekstremistësh islamikë me pantallona të shkurta, marringuximin që ta shqelmojnë heroin tonë kombëtar GjergjKastriotin-Skënderbeun, i cili është krenaria dhe frymëzimi patriotik imbarë kombit shqiptar. “Por siç thashë në fillim ne nuk kemi polici, asqeveri e as parlament, asnjë institucion që do të ishte i përkushtuar përkonsolidimin e Republikës së Kosovës shtet sovran dhe demokratik dhefunksional në çdo aspekt”, u shpreh ai.