HW

Mariza Ikonomi në “Kënga Magjike”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shumë këngëtarë zgjedhin që të vijnë pranë publikut të tyre përmes videoklipeve e disa të tjerë më tepër përmes garës në festivale këngësh. Ky është edhe rasti i këngëtares së mirënjohur Mariza Ikonomi, e cila preferon të sfidojë veten në festival e më pak të vijë pranë fansave me videoklipe.

Mariza Ikonomi është duke u përgatitur për të marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike”. “Kënga është punuar nga Endri Shani ndërsa tekstin ja kam besuar përsëri motrës,” tregon këngëtarja për ‘Bordo’. Motra e saj, Ledia Ikonomi, ka shkruar disa nga tekstet e këngëve të Marizës si “Me sytë lart” apo dhe “Mbi urë”, fituese e çmimit të dytë në Festivalin e 42-të të Këngës në RTSH.

FIDANISHTJA

Ikonomi rikthehet në “Kënga Magjike” pas duetit me këngëtaren e re Klea vitin e kaluar me këngën “Pikë loti”. Një nga sukseset e këngëtares në këtë garë muzikore është padyshim kënga e vitit 2002 “Piano e vjetër”.

Gjatë verës Mariza u prezantua para publikut shqiptar me videon e këngës “Qesh”. “Këtë këngë e kanë pëlqyer shumë, gjë që nuk e prisja,” shprehet këngëtarja. Muzika dhe teksi u punuan nga vetë Mariza ndërsa orkestrimi nga Dren Abazi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.