ARKATANA

Marigo Posio ( 02.02. 1892 – 23.02. 1932 )

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

– Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi

Marigo Posio , ishte vajzë korçare ,
Ishte vajzë punëtore , krenare shqiptare !
Bija e Kosta Poçit dhe Lenka Ballaurit –
Që u bë e famshme për qëndisje të Flamurit !

Pra , kjo ishte vajza e quajtur Marigoja ,
Me origjinë kishte qenë nga Voskopoja !
Më vonë me familje u vendos në Vlorë –
Ku vazhdoi qëndisjet e bukura me dorë !

Nga tuberkulozi vuante në mjerim ,
Që n’ atë kohë kjo sëmundje nuk kishte shërim !
Po ashtu gjatë viteve humbi dhe shikimin ,
Gjatë fundit të jetës përjetoi ndëshkimin !

Asnjëherë s’ pushonte lapsi i Marigojës –
Shkruante dhe botonte në shtypinë e kohës !
Shkruante poezi për trimat e vendit ,
Njëra ndër to ishte kushtuar Avni Rrustemit !

KKVITI

Marigoja ishte shqiptarja e parë ,
Që kishte qëndisur flamurin kombëtar !
Sipas një modeli të Don Mark Vasës ,
Që kur ishte çupë për nevoja t’ pajës !

Këtë flamur , Marigoja që e kishte qëndisë –
Ja dha Ismail Qemalit për Shpallje t’ Pavarësisë !
Në një copë pëlhure blerë nga impozanti –
Një tregtar që kishte mbiemrin Diamanti !

Më pas n’ gjithë dritaret e ndërtesës me hoja –
Janë valvitë flamujt e qëndisur nga Marigoja !
Me shkabë n’ mes dhe anash valëvitej madhëria –
Me shkrimin jetësor : “Rroftë Shqipëria”!

Gjilan, më 12.12.2016 v.

Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.