UBT

Margaret Shllaku, bukuroshja shqiptare që u zgjodh fotomodelja më e mirë në botë

/ 2 minuta lexim
HW

Modelja Margaret Shllaku ka qenë pjesëmarrëse e në garën ‘Best Model of the World 2017’, ku është nderuar me një prej çmimeve kryesore.

Në evenimentin e mbajtur ditë më parë në Paris, ajo është shpallur fotomodelja më e mirë në botë për vitin 2017.

Po ashtu, ajo ka arritur të përfshihet në grupin e pesë modeleve më të bukura në botë.

Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, bukuroshja është shprehur se ndihet krenare për këtë sukses.

HW

“Falënderim special shkon për mikun tim Stefan Marena që ma ofroi këtë mundësi, gjithashtu e bukura Deljana Nebiu për mbështetjen dhe përzgjedhjen”.

“Presidenten e Jurise, znj. Fevziye Çamer, me origjinë shqiptare që më mbështeti me përzgjedhjen e fustaneve të saj, Haute Couture.

“Falënderim për yllin e bukur në juri, Drilona Boci. Natë e veçantë, njerëz të veçantë. Shqipëria asnjëherë nuk është përfaqësuar më mirë se këtë vit”, ka shkruar mes tjerash shkodrania në Instagram.

Në konkurrim morën pjesë modele nga 35 vende të botës, ndërsa Margaret ia doli të merrte çmim në mbrëmjen gala në kryeqytetin e Francës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.