UBT

Marcel Hila rrëfen për momentet e fundit të Enver Hoxhës: Kishte dhimbje dhe vështirësi të pashpjegueshme, Ramizi nuk lejoi t’i jepnin ilaçin eksperimental

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ne emisionin Kojshia Show, shkrimtari nga Shkodra Marcel Hila që njëherit ishte edhe ish-ushtar në Regjimin Komunist, zbuloi fakte dhe sekrete tronditëse mbi vdekjen e Enver Hoxhës.

“Ylli Popa ishte kardiologu i Enver Hoxhës. Ai tregon ditët e fundit të Enverit që ishte i rraskapitur dhe dërrmuar nga sëmundja. Nexhmija [bashkëshortja e Enverit] ishte e interesuar për ilaçet e reja që dilnin. Enveri kishte problem me mendjen, kardiake, me diabetin. Të gjitha bashkë e kanë lodhur keq Enverin”.

“Isuf Kalo e shpjegon që Enveri kishte dhimbje dhe vështirësi dhe zore të pashpjegueshme, vuajtje të thella. Dikush e merrte si ndëshkim nga Zoti për ato që ka bërë, por mjeku thoshte se janë efekte të sëmundjes”.

FIDANISHTJA

“Ylli Popa tregon se si Nexhmija e kishte dërguar për të blerë disa ilaçe të fundit. Ilaçet përdoren te të sëmurët dhe nëse kanë efekte përdoren te masa dhe merren nga shoqëritë farmaceutike”.

Shkrimtari thotë se Nexhmija kishte dëgjuar se në Paris kishte dalë një ilaç dhe kishte dëgjuar mjekun.

“Ilaqi ishte në fazën eksperimentuese, por ne e morëm dhe shkuam te shtëpia e Enverit. Në vend të Enverit na doli Ramiz Alia. Sapo pa ilaçin na tha: “Merre dhe fute në çantë dhe mos u deklaroni se e keni këtë ilaç”. E futëm në çantë dhe pas dy ditë vdiq Enveri. Atëherë ne e kuptuam se Ramizi na shpëtoi jetën, pasi nëse do të aplikohej ilaç do të pretendohej se Enveri u vra nga ai Ilaç”, deklaroi tutje Hila.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.