FIDANISHTJA

Marca me shkrim special për sulmuesin dardan: Është kthyer Vedat Muriqi, Mallorca ka nevojë për versionin e tij më të mirë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Vedat Muriqi është rikthyer të jetë vendimtar te Mallorca, ku me golin e tij i siguroi tre pikë ndaj Rayo Vallecanos.

Sulmuesi kosovar realizoi në minutën e dytë shtesë, gol që i dhe tre pikët pas triumfit 2-1.

E rikthimi te goli i Muriqit sigurisht që gëzon të gjithë te Mallorca, skuadër që po synon mbetjen në elitën e futbollit spanjoll, por edhe finalen e Kupës së Spanjës.

E përditshmja spanjolle Marca ka bërë një shkrim special për Muriqin dhe rikthimin e tij te goli me fanellën e Mallorcas, duke shkruar se klubi ishullor më së shumti tani ka nevojë për sulmuesin dardan.

“Është kthyer Vedat Muriqi. Është realitet që sulmuesi i Mallorcas është ende larg nivelit të tij më të mirë pas dy muaj e gjysmë në infermieri, por me atë goditje me kokë që dha kundër Rayo Vallecanos sulmuesi dardan po i afrohet versionit të tij më të mirë”.

“‘Kundërhelmi’ më i efektshëm që Muriqi të kthehet ai që të gjithë presin është të “takohet” në vazhdimësi me golin. Kjo ishte ajo që bëri kundër Rayos, një rival që “Pirati” e përfshiu plotësisht në garën për mbijetesë”.

Eco Higjiena

“Goditja me kokë e Vedat në minutën e 91-të të ndeshjes vlejti tri pikë të arta për t’u larguar nga zona e rënies, por ishte gjithashtu një goditje se i jep energji sulmuesit, i cili e ka pasur të vështirë larg fushës”.

“Nuk kanë qenë javë të lehta për “Murin”, siç e thërrasin në dhomat e zhveshjes. Ai e ka pasur të vështirë të rigjejë gjendjen më të mirë fizike, diçka e logjikshme duke pasur parasysh përmasat e tij dhe dëmtimin që kaloi”.

“Pavarësisht se ishte i lënduar për gati tre muaj, me golin e shënuar kundër Rayos sulmuesi i Mallorcas tani është golashënuesi më i mirë i ekipit të tij në ligë së bashku me Abdón Prats”.

“Natyrisht, golat e Muriqit i kanë mundësuar Mallorcas të marrë gjashtë pikë në kuadër të katër fitoreve që skuadra e Javier Aguirre ka në kompeticionin vendas. Kosovari shënoi në Vigo në fitoren 0-1 ndaj skuadrës së Benitezit dhe ndaj Rayos veshi përsëri petkun e shpëtimtarin”.

“Mallorca ka nevojë për versionin e tij më të mirë për të siguruar mbijetesën dhe për të ëndërruar në Kupës”, thuhet në shkrimin e Marcas. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.