ARKATANA

Marash Kumbulla po përjeton çaste të vështira nën udhëheqjen e Mourinhos

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Moment jo për Marash Kumbullën te Roma. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare po kalon periudhën e tij më të errët që kur është bërë pjesë e verdhekuqëve para 14 muajsh.

Për shkak të paraqitjes së dobët që bëri në humbjen tenistike 6-1 ndaj Bodo Glimt në Conference League të enjten, Kumbulla ishte një nga të dënuarit e trajnerit Jose Mourinho për supersfidën ndaj Napolit duke u dërguar në tribunë nga trajneri bashkë me emra të tjerë si Diaëara apo Borja Mayoral e Reynolds.

Ky sezon nuk po shkon aspak mirë për Kumbullën me Romën pasi mbrojtësi ka qëndruar në stol në të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe nuk ka debutuar ende ndërkohë që është aktivizuar vetëm në sfidat e grupeve të Conference League, por për shkak të asaj figure të keqe të Romës në Norvegji.

Uji Dea

Kumbulla ka qenë një nga 4 lojtarët që e kanë pësuar më keq nga trajneri Jose Mourinho dhe për të fituar sërish besimin e trajnerit të verdhekuqëve, mbrojtësi shqiptar do ta ketë shumë të vështirë tashmë aq sa që tani kanë nisur të qarkullojnë hipotezat e para për një largim të shqiptarit në merkaton e janarit nga kryeqytetasit.

Një sezon më parë me portugezin tjetër Paulo Fonseca në stol Kumbulla ishte një titullar fiks te Roma me 21-vjeçarin që u aktivizua në 28 ndeshje me verdhekuqtë në të gjitha kompeticionet duke shënuar dhe 2 gola, një në Serie A dhe një tjetër në Europa League./SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.