Fundamenti

“Maradona do të jetojë përgjithmonë”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Fjalë “mjalti” të Genaro Gattusos për Diego Armando Maradonën.

Pas fitores ndaj Rijekas një sukses në nder të numrit 10 ose “Dorës së Zotit” siç e njohin një pjesë e njerzëve, trajneri i Napolit foli pikërisht për legjendën argjentinase, duke e ngritur në qiell madhështinë e tij.

Uji Dea

“Kam pasur mundësinë shumë herë të flas dhe të darkoj me të. Diego nuk do të vdesë kurrë sepse ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. Ai do të mbetet gjithmonë i gjallë, dhe nëse ka bërë ndonjë gabim në jetën e tij private. Ky qytet nuk ka thithur ajrin e zakonshëm këtë herë. Ishte një humbje e madhe, por ai kurrë nuk do të vdesë. Maradona është një legjendë. Tani ai ka ikur nga kjo bote dhe do t’u bëjë shoqëri shumë njerëzve, si motra ime. Ne duhet të punojmë. Në qytet do të flasim për këtë për një kohë të gjatë. Maradona nuk ishte vetëm lojtari që fitoi, por edhe krenaria e këtij qyteti, duke veshur fanellën e tyre dhe përfaqësuar një popull të tërë. Shumë djem quhen Diego për nder të tij. Unë mendoj se Maradona është më i rëndësishëm edhe se Shën Gennaro”.