United Hospital

Maqedonia po merr investitorët Kosovar

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Përmirësimet i klimës së të bërit biznes në Kosovë kanë mbetur të thëna vetëm me fjalë. Kosova mbetet larg vendeve të rajonit, mbase është vendi më i pa favorshëm për të bërë biznes. Investitorët vendorë që aktualisht ushtrojnë veprimtarinë e tyre këtu, nuk do të investonin përsëri në Kosovë, po me të njëjtat rrethana që kanë kaluar gjatë investimit të tyre, të paktën kështu ka treguar drejtori Ekzekutiv i fabrikës së barrnave, Trepharm, Mërgim Prishtina të hënën në emisionin “Ekonomia me Erëzën” në Klan Kosova.

Ai gjithashtu shtoi se janë duke shqyrtuar Maqedoninë, përkatësisht Tetovën si mundësi për zhvillimin e fazës së dytë të investimeve:
“Tanimë e një kohë kemi bërë planifikimet për të zhvilluar fazën e dytë të investimeve në fabrikë, investim ky që kap shumën prej 7 milion Euro. Duke parë kushtet e Kosovës si dhe problemet me të cilat jemi ballafaquar gjatë operimit tanimë 4 vjeçar, ku vetëm për leje e licenca kemi harxhuar rreth 7 muaj, kemi vendosur që të konsiderojmë edhe rajonin, përkatësisht ofertën e Maqedonisë. Atje n’a është ofruar një nivel tatimor prej 0% për të gjitha llojet e tatimeve duke përfshirë edhe tatimin në lëndë të parë e në makineri, lirim nga pagesat e taksave komunale si dhe taksave për ndërtim si dhe më e veçanta subvencion në koston e ndërtimit deri në 500 mijë euro” – shtoi ndër të tjera z. Prishtina.

Probleme me klimën e të bërit biznes në Kosovë nuk është se ka pasur vetëm Trepharmi, nëpër telashe ka kaluar edhe telefonia Mobile IPKO, e cila edhe më tej konsideron se sundimi i ligjit mbetet një ndër telashet më të mëdha që ndodhën në Kosovë. Alban Kastrati, përfaqësues nga IPKO, ndër të tjera tha se kjo kompani që nga viti 2007 e deri më tani ka investuar në Kosovë shumën prej 260 milion euro dhe se në plan kanë edhe disa miliona të tjerë, mirëpo si rezultat i procedurave burokratike të institucioneve shtetërore, ky plan investiv ka ngecur.

Në anën tjetër, zëvendës Ministri i Financave, z. Agim Krasniqi, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në debat u zotua se tashmë Ministria e Financave është duke e përgatitur paketën fiskale dhe se menjëherë do të fillojnë me masa për ofrimin e kushteve me të mira për të bërë biznes, me ç’rast, rastet e investitorëve kosovar si ky i Trepharm nuk do të lejohen të largohen dhe se do të gjendet zgjidhje e përbashkët:

Uji Dea

“Çështja e parë që po përgatitet është për t’u parë mundësitë që të ulet pragu i TVSH-së dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt, ku pragu që është prej 50 mijë euro për këto kompani të vogla do të jetë 30 mijë euro. Çështja e dytë është se po përgatitet UA për arka fiskale, po ashtu përshkallëzimi i tatimeve ku ka gjasa që të ketë një ligj të ri, ku brenda 6 muajve ky ligj do të hyjë ne fuqi, ndërsa sa i takon Trepharmit në bashkëpunim do të gjejmë një zgjidhje”, deklaroi ai.

Ndërsa, përfaqësuesi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Xhemajl Sylaj, tha se në bazë të Strategjisë 2013 – 2017, MTI ka bërë ndarjen e sektorëvë që do të përkrahë, gjë që do të ndikojë në mënyrë pozitive tek të gjithë prodhuesit vendor dhe të gjithë investitorët e huaj.

Së fundmi kushtet e volitshme të Maqedonisë i ka shfrytëzuar edhe kompania ETC, pronë e Ramiz Kelmendit, deputet i PDK-së, duke bërë një investim prej 3 milion Euro në zonën e lirë industriale të Shtipit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.