RCCOLA

Maqedonia “ndëshkon” Kosovën: Çdo kosovar që kalon kufirin – paguan!

/ 2 minuta lexim

Kosova para disa ditësh vendosi masën për ndalesë të importit për prodhimet e Maqedonisë, ku bënin pjesë ushqimi, duhani, alkooli… për shkak të importit të kushtëzuar të miellit nga ana e Maqedonisë.Por, nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigja e Qeverisë së Maqedonisë ndaj këtij vendimi të autoriteteve kosovare.

Portali Almakos mëson se prej sonte, nëpër vendkalimet kufitare Kosovë-Maqedoni, qytetarët e Kosovës do të jenë të detyruar të paguajnë për çdo kalim të kufirit me veturë nga 5 euro, plus edhe nga 2 euro për secilin person që gjendet brenda veturës.

Po ashtu, kjo masë tejet e ashpër, sipas burimeve të Almakos, do të zbatohet edhe ndaj furgonëve dhe autobusëve që do duhet të paguajnë nga 10 euro për mjetet e tyre, plus nga 2 euro për çdo udhëtarë në ato mjete.

Eco Higjiena

Burime konfidenciale për Almakos kanë bërë të ditur se prej sonte Qeveria e Maqedonisë ka mundësi të sjell vendim për mbylljen e tërësishme të vendkalimeve kufitare në mes Kosovës dhe Maqedonisë, deri në gjetjen e një zgjidhjeje në mes këtyre dy shteteve.

Sipas njohësve të çështjeve ekonomike, vendimi i qeverisë së Kosovës do të reflektohen negativisht në ekonominë e Maqedonisë, për shkak të këmbimit tregtar që është në favor të ekonomisë maqedonase.

Gjatë këtij viti në Kosovë janë eksportuar mallra në vlerë prej 160 milionë dollarë, ndërsa nga Kosova në Maqedoni janë importuar 17 milionë dollarë apo 0.5 për qind nga importi i përgjithshëm. /Almakos/Telegrafi/