FITORJA

Maqedonci: Vendosja e Bondsteel në Kosovë, konfirmoi lidhjen tonë të përjetshme me SHBA-në

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në Kosovë është shënuar 25-vjetori i vendosjes së bazës së parë Amerikane në Ferizaj.

Të pranishëm kanë qenë zyrtarë shtetërorë nga Kosova.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci përmes një shënimi në Facebook ka thënë se vendosja e Bondsteel konfirmoi lidhjen tonë të përjetshme me SHBA-në.

UBT

“Vendosja e Bondsteel, bazës së parë Amerikane në Republikën e Kosovës, konfirmoj lidhjen tonë të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat angazhohemi t’i thellojmë gjithmonë”.

“Në 25 vjetorin e saj, me ftesë të kolonel Jason Baker mora pjesë në ceremoninë dhe aktivitetet e organizuara në shënim të kësaj dite”, ka shkruar Maqedonci.

Kampi Bondsteel është një nga bazat më të mëdha ushtarake të SHBA-së në Evropë e ndërtuar në vitin 1999 pas intervenimit të NATO-s në Kosovë, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e rajonit dhe gjithashtu është një simbol i përkushtimit të SHBA-së për paqen dhe sigurinë në Ballkan./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.