Mobi Casa

Maqedonci: Urime Dita e Forcës, ushtria jonë po ngritë kapacitetet në vazhdimësi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sot në “Ditën e Forcës”, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci thotë se ushtria e Kosovës është kufi i pakalueshëm për këdo që tenton ta cenojë territorin e vendit.

Maqedonci thekson se kapacitetet e ushtrisë po ngriten në vazhdimësi, teksa potencoi se shumë rrugë është bërë që nga dalja e parë publike e UÇK-së e deri te formimi i FSK-së.“Ushtria jonë po ngritë kapacitetet e saj në vazhdimësi përmes investimit në armatime, përmes vajzave dhe djemve sypatrembur që me krenari e fisnikëri bartin uniformën e FSK-së, emblema e së cilës është e përbashkëta e kombit, shqiponja e flamurit që na rikujton idealet e dëshmorëve tanë, historinë poaq sa edhe origjinën që përtej kufijve e në secilin prej nesh frymon lirshëm. Shumë rrugë kemi bërë që nga dalja e parë publike e UÇK-së e deri tek formimi i ushtrisë sonë FSK-së në shtetin e pavarur të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Uji Dea

Tutje, ministri Maqedonci është shprehur se synim i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe NATO.“Luftuam për të drejtën, lirinë, për paqen, dhe përpjekjet e popullit tonë liridashës do të vazhdojnë përkrah partnerëve tanë strategjik. Synimi ynë është anëtarësimi në familjen evropiane dhe në NATO, nga ku do i kontribuojmë paqes që duhet mbizotëruar gjithandej globit, mbrojtjes së vlerave demokratike që janë kusht i domosdoshëm për ekzistencën e njerëzimit, lirisë univerzale të njeriut. Urime të gjithëve Dita e Forcës, Dita e Ushtrisë sonë!”, ka shkruar ai.