Mobi Casa

Maqedonci tregon për mundësitë që Kosova të blejë armatim nga SHBA-ja

/ 2 minuta lexim

Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci, gjatë ditëve të fundit ka vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar zyrtarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Ministri ka folur për takimet dhe diskutimet gjatë vizitës në SHBA.

Maqedonci ka theksuar se me ushtruesin e detyrës së Ndihmës sekretarit të Ushtrisë Amerikane, Douglas Bush, ka biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ushtrisë amerikane.

Fundamenti

Derisa ka folur për mundësitë e blerjes së armatimit nga FSK-ja, Maqedonci ka theksuar se gjatë qëndrimit të tij në tokën amerikane, ka marrë mbështetje se ShBA-ja do të jetë në krah të FSK-së.

“Po do të vazhdojë mbështetja. Unë kam marrë një konfirmim për thellim të raporteve në këtë aspekt. Si në aspektin e aktiviteteve të përbashkëta, ashtu edhe në aspektin e blerjeve ushtarake. Në këtë aspekt kam pasur një takim me Douglas Bush, i cili është ndihmës-sekretar i ushtrisë për blerjet, teknologjinë dhe logjistikën, me të cilin kemi diskutuar çështjet e mundësive që në të ardhmen e afërt të vazhdojmë blerjet sipas programit të FM-së, i cili është program shtetëror, me të cilin Qeveria e Kosovës prokuron nga SHBA, por edhe përmes blerjeve direkt. Edhe në këtë aspekt kam marrë një mbështetje që SHBA do të jenë krah Forcës së Sigurisë në zhvillimin e saj, në përputhje me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, plan i cili është hartuar dhe ndjekur bashkërisht nga Ministria e Mbrojtës, FSK-ja dhe SHBA-të”, ka thënë Maqedonci, për RTV Dukagjini.