FITORJA

Maqedonci: Sulmi në veri, plan i mirëfilltë ushtarak për pushtim gradual

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se Qeveria e Kosovës ka siguruar prova dhe fakte që vërtetojnë se ajo që ndodhi të dielën në Banjskë nuk ishte një plan i mirëorganizuar ushtarak për të pushtuar një pjesë të territorit në veri të Kosovës.

Maqedonci u shpreh se ai që në fillim u perceptua si një sulm terrorist, rezultoi në fakt një plan ushtarak që do të zbatohej gradualisht nga njësi paraushtarake të ndihmuara drejtpërdrejtë nga shteti dhe ushtria serbe.

Eco Higjiena

“Në fillim është dukur si një sulm terrorist, por pas gjetjes së armatimit dhe dokumente rezulton se është një plan i mirëfilltë ushtarak që është dashur të zbatohet nga njësi paraushtarake të ndihmuara nga shteti serb. Planet që hanë gjetur kanë shenja teknike tërësisht ushtarake, armët kanë qenë për të qëndruar më gjatë, për t’u mbrojtur me qëllim final pushtimin e një pjese të veriut të Kosovës.

Janë armë që përdoren nga ushtri të ndryshme, të gjitha të prodhuara në republikën e Serbisë që nuk janë armë që i shiten individëve por janë të destinuara për ushtrinë që duan një aprovim shtetëror për shitjen e tyre. Ndaj ushtria serbe i ka sponsporizuar dhe i ka ndihmuar në gjithë operacionin”, tha ministri për Euronews.al. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.