FITORJA

Maqedonci: Bazat ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën shqetësim për faktorin ndërkombëtar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim anëtarët e Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bundestagut gjerman, me ç’rast i informoi mbi situatën e sigurisë në vend dhe kërcënimin që paraqesin bazat ushtarake të Serbisë, të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, në këtë takim Maqedonci ka thënë se bazat ushtarake të Serbisë, të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën, duhet të ishte shqetësim për gjithë faktorin ndërkombëtar.

Drama e futbollistit të famshëm gjerman- humbi orën në vlerë 180 mijë euro, pastaj u pë…Gara e kandidatëve për president, e varur nga nënshkrimet e qytetarëveLumbardhi me një dedikim për Kader Kicajn: Më mungonMaqedonci: Bazat ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën shqetësim për gjithë fakto…Të rinjtë në Dibër të varur nga lëndët narkotike

Po ashtu, ministri Maqedonci i informoi anëtarët e këtij Komiteti për kapacitetet aktuale që FSK ka për të garantuar mbrojtjen e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës dhe jetës së qytetarëve tanë.

UBT

Ai ritheksoi se synimi ynë si shtet është anëtarësimi në NATO, sipas standardeve të së cilës aleancë po vazhdohet me implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, ndërtimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të ushtrisë tonë.

Ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në KFOR, si dhe angazhimin e këtij Komiteti në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy shtete që ndajmë interesa të përbashkëta.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në shtator të vitit të kaluar i ka bërë thirrje Serbisë t’i mbyllë dhe demilitariziojë të gjitha bazat e reja dhe të vjetra të ushtrisë serbë në afërsi të kufirit me Kosovën.

Sipas Qeverisë së Kosovës, vendosja e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit kërcënon integritetin territorial të vendit tonë dhe gjithashtu prezencën ushtarake ndërkombëtare në Kosovë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.