UBT

MAPL vlerëson lartë Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut, më saktësisht Koordinatorja e kësaj Njësie Nazmije Demolli-Kastrati është vlerësuar si shembull i punës dhe angazhimit në nivel vendi.

MAPL thekson se Koordinatorja NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati është shembulli më mirë qe duhet të përcillet nga komunat si mesazh për punën që bën në promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Sipas letrës së MAPL-së Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati në kuadër të Fushatës kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjatë muajit nëntor ka realizuar dhjetëra aktivitete dhe takime lidhur me parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, ku edhe ka hartuar raporte lidhur me këtë dukuri, gjë që është marrë shembull në nivel vendi.

ARKATANA

Ndër të tjera MAPL thekson se Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli Kastrati është model i një zyrtareje për punën që është duke bërë në vetëdijesimin e qytetarëve për të drejtat e njeriut, dhe në parandalimin e dukurive negative me sesionet informuese që i mbanë me të rinj dhe me nxënës në shkolla.

Andaj MAPL thekson se znj. Demolli Kastrati po përfaqëson dinjitetshëm si nivelin qendror, por edhe në atë ndërkombëtar./rajonipress/