UBT

MAPL shpërblen Gjilanin me 84 mijë euro për performancën e vitit 2017

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ka shpërblyer sot Gjilanin me një grant prej 84 mijë e 360 euro, duke e radhitur në krye në nivel vendi sa i përket menaxhimit të performancës komunale për vitin 2017.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pasi ka falënderuar MAPL për vlerësimin e lartë, ka thënë se ky grant do të përdoret për të realizuar një projekt të rëndësishëm komunitar.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur me këtë vlerësim të lartë për Gjilanin nga ana e MAPL. Ky është rezultat i punës së madhe ekipore në Gjilan në të gjitha sektoret. Në veçanti, e falënderoj koordinatorin e SMPK dhe zyrtarët për performancë për punën e madhe që kanë bërë në këtë aspekt dhe ju siguroj që këtë grant do ta shfrytëzojmë për realizimin e një projekti të rëndësishëm në infrastrukturë”, ka thënë Haziri.

FITORJA

Vlen të theksohet se Gjilani është shpërblyer me grant në vlerë prej 205 mijë euro nga MAPL dhe DEMOS për performancën e vitit 2016 dhe me këto mjete po ndërtohet “Rruga e Kumanovës”.

Ndryshe, Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK) në Gjilan e udhëheq Ibrahim Ademi, i cili së bashku me 12 zyrtarët për performancë raportojnë çdo vit në MAPL për planifikimin dhe realizimin vjetor. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.