UBT

MAPL rreth rastit Mitroviq?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit i ka kërkuar sqarim zyrtar Ministrisë së Pushtetit Lokal, për rastin e Srgjan Mitroviqit, i cili duke qenë anëtar i vendimmarrjes komunale, si përfaqësues i zgjedhur nga komuniteti serb, në të njëjtën kohë ka pranuar të emërohet edhe kryetar i komunës paralele në Gjilan, që në Kosovë është strukturë e pa ligjshme.Strukturat paralele në Kosovë mbrojnë interesat e Beogradit dhe pengojnë integrimin e komunitetit serb në jetën shoqërore e publike të Kosovës.

Mitroviq, në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ku është anëtar prej dy vitesh, nuk e ka ngritur asnjëherë zërin për interesat e serbëve lokalë.

MAPL nuk është përgjigjur drejtpërdrejt për rastin konkret, por i ka sqaruar rrethanat ligjore kur mund të humbet mandati. “Kryetari i Komunës dhe anëtarët e zgjedhur të Kuvendit të Komunës, bazuar në nenin 3 paragrafi 3.2 të Ligjit nr 03/L-072 për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës nuk mund të jenë anëtarë të asnjë organi tjetër të zgjedhur”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.

Fundamenti

A është përmbushur ky kusht në rastin konkret? Në faqen zyrtare të qeverisë së Republikës së Serbisë ekziston i publikuar vendimi për shkarkimin e Zoran Stojkoviqit nga detyra e kryetarit të organit të përkohshëm të Komunës së Gjilanit si dhe emërimit të Srgjan Mitroviqit në këtë post. Vendimi mban datën 11 dhjetor 2015.

Kjo është dëshmi e mjaftueshme që Mitroviqit t`i merret mandati dhe ai t`i kalojë një kandidati tjetër nga lista e pjesëmarrësve në zgjedhje, që ka më shumti vota./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.