Eko Higjiena

MAPL premton mbështetje për Kamenicën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Një delegacion i MAPL-së i kryesuar nga zv.ministri Basri Musmurati ka vizituar Komunën e Kamenicës. Komuna ka marrë mbështetjen e plotë nga zv.ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Basri Musmurati.

Gjatë pritjes që i është bërë nga Kryetari i Komunës Begzad Sinani me bashkëpunëtorët u fol për sfidat me të cilat po ballafaqohet qeverisja e re komunale, si dhe me nevojat që ka komuna në rregullimin e infrastrukturës. “MAPL dhe Qeveria e Kosovës do të mbështesin Komunën e Kamenicës me projekte të ndryshme dhe ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në realizimin e kërkesave tuaja për të përmirësuar jetën e qytetarëve këtu” tha zv.ministri Basri Musmurati.

ARKATANA

Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani e ka falënderuar Musmuratin për vizitën dhe ka përmendur nevojat e shumta që ka Kamenica. “Është një vullnet i yni dhe një përkushtim i madh për të punuar pandërprerë për të krijuar kushte më të mira jetese për banorët, Komuna e Kamenicës ka nevojë dhe kërkon mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës në shumë fusha. Pas përfundimit të rrugës Hogosh – Poliqkë, është një zonë tjetër e cila ka mbetur shumë keq dhe kërkohet që të intervenohet në të, janë rrugët Poliqkë – Velegllavë dhe Desivojcë – Velegllavë që janë në pjesën më të madhe të vitit të pakalueshme dhe shkaktojnë vështirësi të shumta për banorët e atjeshëm. Komuna është e interesuar për zhvillimin e turizmit rural që do të zhvillohej përmes rregullimit të rrugës Kitkë – Lisockë – Shahiq për të cilën poashtu na nevojitet mbështetje nga qeveria” tha kryetari Begzad Sinani.

Në takim u arrit pajtueshmëria që të shtohen kontaktet mes të institucioneve lokale dhe atyre qendrore me qëllim të bashkëpunimit sa më të mirë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.