UBT

MAPL monitoron aktet e ligjshmërisë në Artanë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Yll Valla monitorues në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal theksoi se gjatë monitorimit të komunës së Novobërdës në shumë procese kjo komunë qëndron mirë, nuk ka vërejtje duke falënderuar komunën që rregullisht dërgohen aktet e përgjithshme të nivelit komunal me kohë, duke respektuar afatet kohore.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal Shefkije Mehmeti së bashku me Drejtorin e Administratës Predrag Stankoviq, menaxherin e personelit Sylejman Avdylin dhe me koordinatoren e të drejtave të njeriut Sadbere Vllasaliu kanë pritur në takim Yll Valla, Driton Xhafa dhe Shkëlzen Hoxha nga ekipi monitorues në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Ekipi i MAPL-së ka pasur si qëllim që të diskutoj katër fusha që kanë të bëjnë me monitorimin e ligjshmërisë së aktiviteteve të organeve komunale, monitorimin e respektimit të drejtave të njeriut në nivelin komunal, monitorimin e zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike si dhe Inventarizimi i Akteve të Komunave që janë në fuqi,

Yll Valla monitorues në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal theksoi se gjatë monitorimit të komunës së Novobërdës në shumë procese kjo komunë qëndron mirë, nuk ka vërejtje duke falënderuar komunën që rregullisht dërgohen aktet e përgjithshme të nivelit komunal me kohë, duke respektuar afatet kohore.

Fundamenti

Valla ka kërkuar që të gjitha rregulloret që nga viti 2000 deri 2012, duhet të harmonizohen me ligjet e tanishme dhe të plotësohen sepse disa ende janë të kohës së UNMIK-ut .

Kryesuesja e Kuvendit Komunal Shefkije Mehmeti i njoftoi të pranishmit rreth monitorimi të ligjshmërisë së aktiviteteve të organeve komunale dhe falënderoi përfaqësuesit e MAPL-së për kontributin e tyre që japin për Kuvendin Komunal.

Drejtori i Administratës Predrag Stankoviq theksoi se sa i përket intranetit kemi pas takime të ndryshme lidhur me të dhe jemi në proces të fillimit në mënyre që komuna e Novobërdës të funksionoj sa ma mirë dhe të filloj aplikimi më praktik dhe më i lehtë brenda komunës.

Ndërsa Menaxheri i Personelit Sylejman Avdyli ka folur për ligjin për qasje në dokumentet publike, po ashtu dhe zyrtarja për barazi gjinore Sadbere Vllasaliu tregoi për respektimin e të drejtave të njeriut në nivelin komunal./rajonipress/