Mantelbardhët pro PDK- së dhe kandidatëve të saj

Gjilan – Qemajl Mustafa kandidat për deputet u shpreh duke thënë se ju mantel bardhët keni arsyen më të fortë ta votoni PDK- në. Pagat tuaja do të rriten edhe për 25% dhe kjo nuk është pak. Ne bashkë kemi qeverisur mirë dhe kjo po tregohet me ardhjen tuaj me masovitet këtu. Ne bashkë kemi fituar dy herë dhe kjo do të jetë fitorja e tretë prapë bashkë me ju.
Të nderuar punëtorë të shëndetësisë, ju falënderoj që sot jeni me ne. Ne sot ju kemi ftuar që të ju shpalosim programin për “Misionin e ri”. Mision i cili që nga 9 qershori do të filloj të realizohet andaj faleminderit që jeni sot me ne tha Nysret Hajrullahu i cili edhe e hapi tubimin.
Zenun Pajaziti kandidat për deputet tha se ky është një konfirmim i fuqisë politike që ju po e përkrahni, konfirmim i fitores së “Misionit të ri” dhe bartësit të saj Hashim Thaçi”.
Labinota Murtezi u shpreh se nëse është ndokush që duhet t`i falënderoj ata jeni ju, sepse më keni përkrahur që nga dita e parë që kam filluar të punoj bashkë me ju. “Tani jam në listën e PDK- së për “Misionin e ri” dhe që ky masovitet tregon prapë përkrahjen tuaj”.
Salihe Mustafa tha se më keni ndihmuar në konsultimet për hartimin e ligjeve shëndetësore. “Andaj kolegë të nderuar ne prapë do të punojmë bashkë. Unë
besoj shumë në “Misionin e ri”. Do të konsultohemi bashkë drejt rregullimit të ligjeve shëndetësore dhe se kjo është e mundur”.
Qemajl Mustafa kandidat për deputet u shpreh duke thënë se ju mantel bardhët keni arsyen më të fortë ta votoni PDK- në. “Pagat tuaja do të rriten edhe për 25% dhe kjo nuk është pak. Ne bashkë kemi qeverisur mirë dhe kjo po tregohet me ardhjen tuaj me masovitet këtu. Ne bashkë kemi fituar dy herë dhe kjo do të jetë fitorja e tretë prapë bashkë me ju”.
Florina Zymberi tha se jeni punëtorët më human, punëtorë që ndihmon jetën e njerëzve.
Sabedin Kadriu u shpreh se është shumë e vështirë të flasësh para jush. “Juve që jeni njerëzit të cilët i përkisni intelektualitetit të lartë. Unë ju ftoj ta përkrahni “Misionin e ri”, mision i cili ndihmon çdo shtëpi, çdo të ri”./rajonipress/