Manovrave të Thaçit për ushtrinë u ka dalë boja

Pasi ka dështuar në nismën ligjore për transformimin e FSKsë në ushtri të shtetit të Kosovës, i ndeshur nga kundërshtimi i fuqishëm i faktorit ndërkombëtar, analistët politikë konsiderojnë se tani presidenti Hashim Thaçi, për ta mbuluar manovrën e tij të dështuar për anashkalim të Kushtetutës në çështjen e ushtrisë, në vend që të dorëhiqet nga pozita e presidentit, ashtu sikur që ishte zotuar, ai tani po e mbulon dështimin, duke premtuar se megjithatë transformimi i FSK-së në ushtri do të finalizohet brenda këtij viti me ndryshimet adekuate kushtetuese.
Hertica: Shkurtpamësinë e Thaçit në politikë dhe lakminë lideriste po i shpenzon koha.
Gjykoj së kishte qenë e rrugës që Thaçi të kërkojë falje publike për manipulim me opinionin publik e jo të vazhdojë me manipulime të tjera, pasi që dihet botërisht se deputetet e Listës Serbe me asnjë çmim nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese, kur bëhet fjalë për Ushtrinë Kosovës. Një manipulim i tillë është vazhdimësi e traditës dhe logjikës së tij të mbrapshtë për ta drejtuar vendin, duke mos zgjedhur mjete për të qëndruar në kolltukun e tij, jo për një pagë, por për t’i bërë favore klientelës së PDK-së dhe ta shkruajë historinë e re të Kosovës për të keq”, theksoi analisti Hidajet Ahmeti, raporton Gazeta Kosova Sot.
Pasi ka dështuar në nismën ligjore për transformimin e FSKsë në ushtri të shtetit të Kosovës, i ndeshur nga kundërshtimi i fuqishëm i faktorit ndërkombëtar, analistët politikë konsiderojnë se tani presidenti Hashim Thaçi, për ta mbuluar manovrën e tij të dështuar për anashkalim të Kushtetutës në çështjen e ushtrisë, në vend që të dorëhiqet nga pozita e presidentit, ashtu sikur që ishte zotuar, ai tani po e mbulon dështimin, duke premtuar se megjithatë transformimi i FSK-së në ushtri do të finalizohet brenda këtij viti me ndryshimet adekuate kushtetuese.
Mirëpo, këtë taktikë të re analistët e konsiderojnë jo më shumë se një premtim tjetër mashtrues të radhës për ta mbuluar të parin, sepse tani më dihet që pa votën e Listës Serbe nuk kalon në Kuvend amendamentimi i Kushtetutës për transformimin e FSK-s në ushtri, ndërkaq që të gjithë deputetet e Listës hapur deklarojnë se nuk e duan dhe nuk do ta votojnë FAK-un!.
“Çdo iniciativë e tij ka qenë e dështuar”
Analisti politik, Hidajet Ahmeti, vlerë- son se Thaçi, përmes këtyre lojërave të ndyta politike po mundohet të mbulojë dështimet e tij të njëpasnjëshme, duke u mundur të shpërqendrojë opinionin nga dështimet e iniciativave të pasinqerta dhe joserioze. “Pozita e tij prej një presidenti po i kushton Kosovës në aspektin e politikës së jashtme, por edhe në politikën e brendshme, që një gjë ka qenë e ditur që nga fillimi. Njeri i dështimeve gjatë qeverisjes së tij si i pari i Qeverisë, por edhe tash si i pari i shtetit, çdo ditë e më shumë po e tregon dinakërinë e tij politike dhe qëllimin e tij material e karrierist. Zgjedhja e tij si president nën masa represioni, shantazhi, kërcënimi ka garantuar dështimet gjatë gjithë mandatit të tij si president. Bashkëfajtorë në këtë rrugëtim janë edhe deputetet e LDK-së, të cilët votuan njeriun e dështuar dhe tash pasojat po i paguan qytetari i Republikës. Prandaj, për dështimet e tij si në politikën e jashtme edhe të brendshme të vendit, qytetari i Republikës duhet t’ia faturojë PDK-së dhe LDK-së. Personalisht, personalitetin e Thaçit e vlerësoj minimalisht, së pari si njeri e pastaj si politikan i dështuar që nga fillimi. Çdo iniciativë e tij, edhe kjo për transformimin e FSK-së në ushtri të rregullt, që në fillim ka qenë e dështuar”, është shprehur Ahmeti.
Sipas tij, qëllimi i tij ka qenë i keq, duke u munduar ta përkthejë në merita të tij, kurse në anën tjetër këtë punë e ka bërë pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare e në theks të veçantë me SHBAnë. “Gjykoj se kishte qenë e rrugës që Thaçi të kërkojë falje publike për manipulim me opinionin publik e jo të vazhdojë me manipulime të tjera, pasi që dihet botërisht se deputetët e Listës Serbe me asnjë çmim nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese, kur bëhet fjalë për Ushtrinë Kosovës. Një manipulim i tillë është vazhdimësi e traditës dhe logjikës së tij të mbrapshtë për ta drejtuar vendin, duke mos zgjedhur mjete për të qëndruar në kolltukun e tij, jo për një pagë, por për t’i bërë favore klientelës së PDK-së dhe ta shkruajë historinë re të Kosovës për të keq”, theksoi Hidajet Ahmeti./kosova sot/