UBT

Manovrat politike me ushtrinë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ministria e Forcës së Sigurisë tashmë e ka dorëzuar në Qeveri Projektligjin për Ushtrinë. Por ekzekutivi i vendit ende nuk ka ndonjë plan se kur do ta ketë në rend dite këtë çështje, në mënyrë që pastaj të procedohet në Kuvend. Formimi i ushtrisë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, ashtu siç po kërkojnë ndërkombëtarët, shihet si i pamundur, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) tashmë ia ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës Projektligjin për Ushtrinë, por ekzekutivi i vendit ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdohet përmes ndryshimeve ligjore ose kushtetuese.

ARKATANA

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës i kanë deklaruar gazetës “Zëri” se kjo çështje është krejtësisht politike dhe nuk kanë precizuar se kur do ta procedojnë në Kuvend.

Në anën tjetër, anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së nga radhët e opozitës kanë vlerësuar se patjetër duhet të gjendet një plan strategjik për të vepruar në këtë drejtim, pasi Lista Serbe po vazhdon ta bllokojë bërjen e ushtrisë, ashtu siç po kërkon bashkësia ndërkombëtare – me anë të amendamentimit të Kushtetutës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.