ARKATANA

Manovrat e LDK-së me listë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Publikimi i listës së kandidatëve të LDK-së ka shfaqur edhe të metat e saj. Heqje nga lista, favorizim të aderimeve të reja, anashkalim të fytyrave të rëndësishme të partisë e edhe përfshirje të njerëzve me aktakuza.

Koalicioni i formuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Kosovën e Re dhe “Alternativa” ka bërë dje publike listën e kandidatëve të saj për deputetë.

Siç edhe ishte pritur më herët, ky koalicion, në këtë rast LDK-ja, ka lënë jashtë listës së tyre të kandidatëve ish të përzgjedhurit e popullit në legjislaturat e kaluara.

ARKATANA

Mirëpo, ajo që nuk është pritur ka qenë anashkalimi i figurave të rëndësishme të partisë, duke i radhitur ato në pjesën e fundme të listës, ndërsa aderimeve të reja ua ka lënë një vend në fillim të listës.

Publikimi i listës ka ngjallur reagime sidomos tek partneri më i madh në koalicion, LDK-ja, anëtarët e së cilës e kanë fajësuar kryekëput Isa Mustafën, i cili, sipas tyre, i ka lënë jashtë liste këta deputetë si shenjë hakmarrjeje karshi kundërshtimit të Marrëveshjes së Demarkimit të Kufirit me Malin e Zi.

LDK-ja ka lënë jashtë listës së saj deputetë të cilët ishin të zëshëm kundër çështjes së ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, të tillë si Shpejtim Bulliqi, Adem Salihaj, Hatim Baxhaku, Fatmir Rexhepi e Adem Saliaj. Ndryshe, në këtë listë u panë edhe një varg i emrave të rinj në skenën politike, por të njohur për popullin, figura këto që u rreshtuan në kreun e listave./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.