UBT

Manipulimet me vota, arrestohen dy persona – pritet caktimi i paraburgimit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona për keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve dhe marrje e ryshfetit në lidhje me votimin.

Personat e ndaluar janë A.K dhe S.M.

Po ashtu, Prokurori i shtetit gjatë ditës së sotme do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e lartcekur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat si më lartë.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se është duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast.

Hidromorava

Ndryshe ditë më parë në media ka qarkulluar një video incizim ku pretendohet e janë bërë manipulime me vota.

Pas këtyre raportimeve dje dha dorëheqje edhe ministrja e MPJD-së, Meliza Haradinaj-Stublla e cila ishte e apostrofuar në këto incizime.

Pakënaqësi kanë shprehur edhe shumë kandidatë të tjerë për deputet nga subjektet politike, ku shumë prej tyre kanë kërkuar rinumërim total të votave. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.