Fundamenti

Manipulimet e Thaçit me Luginën e Preshevës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën, si dhe paralajmërimet e tij për organizim të referendumit për këtë çështje po vlerësohen si manipulime. Opozita dhe shoqëria civile thonë se këto deklarata kreu i shtetit po i bën për t’i arsyetuar koncesionet që do të bëhen në kuadër të dialogut, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Menjëherë pasi nisi faza finale e dialogut Kosovë – Serbi kreu i shtetit, Hashim Thaçi, nisi të japë edhe paralajmërime të njëpasnjëshme, duke nisur nga “alarmi” se do të ketë marrëveshje të dhimbshme për të dyja vendet e deri te ajo se do të ketë korrigjim të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

ARKATANA

Pos kësaj presidenti, i cili po e përfaqëson Kosovën në këtë proces, ka bërë të ditur tashmë se në kuadër të fazës finale do të diskutohet edhe për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ndonëse një gjë e tillë sipas tij është thuajse e pamundur. Madje për tërë këto çështje Thaçi ka paralajmëruar edhe referendum, ndonëse aktualisht Kosova e ka të pamundur të organizojë referendum, pasi nuk ka ligj për këtë çështje.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe zyrtarë të opozitës i konsiderojnë krejtësisht manipulative dhe “lojë fjalësh” deklaratat e tilla të presidentit. Sipas tyre, zhurma që po bëhet për korrigjim kufijsh dhe bashkim të Luginës me Kosovën po bëhet me qëllimin e vetëm, që Thaçi ta arsyetojë koncesionin e dhimbshëm që do të bëhet me themelimin e Asociacionit. Me një veprim të tillë, siç shprehen opozitarët, do të bëhet edhe ndarja e brendshme e Republikës së Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.