RCCOLA

„Manhunt International 2012“, Lavdrimi përfaqëson Zvicrën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Lavdrim Sylejmani konkurron të premten në finalen e konkursit të modelimit për meshkujt „Manhunt International 2012“ në Bankok të Tajlandës

Pjesëmarrja në “Mister Schweiz 2012” ia ka hapur dyert shqiptarit nga Kosova, Lavdrim Sylejmani. 23-vjeçari me prejardhje nga Gjilani po përfaqëson Zvicrën në një kokurs ndërkombëtar të modelimit.

Në mesin e 53 kandidatëve nga e tërë bota, Lavdrimi të premten konkurron në finalen e konkursit të mirënjohur ndërkombëtar të modelimit për meshkujt „Manhunt Internationale 2012“ në Bankok të Tajlandës.

Pas spektaklit “Mister Schweiz 2012” Lavdrimi kishte lidhur marrëveshje bashkëpunimi me një menaxher nga Turqia, i cili po i dihmon për të depërtuar në botën e modelit.

„Pas kontakteve me „Model Scout“ në Stamboll të Turqisë kam filluar të punoj si model. Deri tani kam realizuar disa fotografi „test shooting“ dhe kam marrë pjesë në një sfilatë „Fashion Week“ në Stamboll të Turqisë, ku edhe kam siguruar të drejtën për këtë konkurs ndërkombëtar „Manhunt International 2012“ që këtë vit po mbahet në Bankok“, tha Lavdrimi.

Gara, siç tregon Lavdrimi, është e forte, ngase fituesi do t’i inkasojë 10 mijë dollarë kesh dhe siguron disa kontrata pune si model.

“Manhunt International” është konkursi ndërkombëtar i modelimit për meshkuj, ku përfshihen në garë më shumë se 70 vende të botës.

KKVITI

Kokursi ka hapur dyert për meshkujt e tërë planetit të moshës 18-30 vjeç dhe u jep atyre mundësinë për të nisur karrierën e tyre të modelimit.

Një konkurs i tillë ndërkombëtar i bukurisë për meshkujt ka qenë i organizuar për herë të parë në Australi. Pastaj ka vazhduar në Singapor, Filipine, Kinë, Kore, Tajvan, tani edhe në Tajlandë, një vend të bukur me kulturë të pasur dhe tradita.

Deri më 11 nëntor 2012, sa do të zgjasë kjo garë, më shumë se 50 modelë nga e gjithë bota do të konkurrojnë në Bankok për titullin “Manhunt International 2012”.

Kinezi John Chen Jian Feng, fitues i çmimit Manhunt 2011, do t’ia dorëzojë kurorën pasardhësit të tij më 9 nëntor 2012, pse jo Lavdërimit nga Gjilani i Kosovës.

Lavdrim Sylejmani, i cili kshte garuar edhe për “Mister Schweiz 2012”, ka migruar me familjen në Zvicër në moshën trevjeçare. Tani ai jeton me familje në Pregassona të Tesinës.

23-vjeçari nga Gjilani studion ekonominë, ndërsa e ka hobi futbollin, tenisin, volejbollin, fotografimin dhe udhëtimin.(albinfo)