ARKATANA

Mangoja mund të ofrojë përfitime të fshehura

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mangoja, shpesh e konsideruar si frutë shumë e ëmbël, mund të ofrojë përfitime të fshehura për ata që rrezikojnë të zhvillojnë diabet.

Studimi nga Universitetit George Mason, ka zbuluar se personat me para-diabet që konsumuan çdo ditë mango kishin kontroll më të mirë të sheqerit në gjak dhe më pak yndyrë trupore sesa ata që hanin ushqim me më pak sheqer, ka shkruar ScienceDaily.

“Nuk ka rëndësi vetëm sheqeri, por e gjithë përmbajtja e frutës”, ka thënë autorja kryesore e studimit, Raedeh Basiri, profesoreshë asistente në Departamentin e Studimeve të Ushqimit të këtij universiteti.

FIDANISHTJA

Studimi, i pari i këtij lloji në periudhë të gjatë, ka treguar se mangot, pavarësisht se përmbajnë më shumë se 30 gramë sheqer, ofrojnë fibra, vitamina dhe lëndë ushqyese që ndihmojnë trupin të përpunojë sheqerin ndryshe nga ushqimet me sheqer të shtuar.

Qëllimi është që t’i inkurajojmë njerëzit që të inkuadrojnë në menynë e tyre fruta të plota, si mangoja, si pjesë e planit ushqimor për parandalimin e diabetit. Individët që janë më të rrezikuar nga diabeti nuk duhet të fokusohen në sasinë e sheqerit që përmbajnë ushqimet, por mënyrën se si dërgohen nëpër organizëm këto ushqime”, ka shtuar Basiri.

Në studim, pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe: njëri konsumoi çdo ditë një mango të freskët (32 g sheqer), ndërsa tjetri një ëmbëlsirë me drithëra me pak sheqer (11 g).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.