ARKATANA

Mango ndihmon në parandalimin e mbipeshës dhe diabetit, tipin 2

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Për një kohë të gjatë, personat që mbanin dietë me grejpfrut e madje edhe ananas në mënyrë magjike mund të ndihmojnë në humbjen në peshë.

Tani shkencëtarët i kanë shtuar edhe një fryt përzierjes, duke pohuar se mango po ashtu mundet të ndihmojë në parandalimin e mbipeshës dhe diabetit, tipit 2, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mobi Casa

Është zbuluar se ky superushqim forcon bakteret në zorrë që mund ta përkeqësojnë gjendjen. Studimi ka zbuluar se konsumimi i mangos mundet të parandalojë humbjen e baktereve të dobishme që mund të shkaktohet si pasojë e ushqimit të bazuar në sasi të madhe të yndyrave. Studiuesit kanë thënë se bakteri specifik në traktin e zorrëve luan rol kyç në mbipeshë dhe komplikimet që ndërlidhen me mbipeshën, si diabeti, tipi 2.

Në studimin e bërë nga “Oklahoma State University”, 60 minj ishin vendosur në trajtimin për 12 javë, në katër grupe. ‘Mango është burim për fibra’, thotë profesori Edralin Lucas. ‘Rezultati i këtyre studimeve në kafshë ka treguar se mango në ushqimin tuaj mundet të ndihmojë ta ruani dhe ta rregulloni shëndetin e zorrëve dhe nivelin e baktereve të mira”.