UBT

Mangësi e progres në raportin e Monitorimit të Kuvendit Komunal në Kamenicë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – “Gjatë periudhës së monitorimit tetor 2019 – korrik 2020 organizata Dardanapress ka monitoruar nga afër punën e Kuvendit Komunal, ky raport pasqyron gjetjet kryesore, analizat dhe rekomandimet e dala nga procesi i monitorimit të punës dhe përformancën e trupave të Kuvendit Komunal. Gjatë kësaj periudhe janë monitoruar nga afër Kuvendi Komunal, Komiteti për Politik dhe Financa, Komiteti për Komunitete, në raport paraqitet progresi, por edhe mangësitë që janë vërejtur gjatë periudhës të monitorimit nga monitoruesi i Dardanapress-it. ”, ka thënë Sherafedin Vranja.

Organizata jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Rritja e transparencës, ndërgjegjësimi i qytetarëve përmes qasjes aktive në proceset vendimmarrëse” si pjesë e projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD”që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)në Kosovë, ka organizuar një tryezë përmbyllëse lidhur me prezantimin e raportit te monitorimit të Kuvendit Komunal në Kamenicë.

Drejtori ekzekutiv, projekt menaxheri Sherafedin Vranja ka prezantuar raportin e monitorimit të Kuvendit Komunal në Kamenicë.

“Gjatë periudhës së monitorimit tetor 2019 – korrik 2020 organizata Dardanapress ka monitoruar nga afër punën e Kuvendit Komunal, ky raport pasqyron gjetjet kryesore, analizat dhe rekomandimet e dala nga procesi i monitorimit të punës dhe përformancën e trupave të Kuvendit Komunal. Gjatë kësaj periudhe janë monitoruar nga afër Kuvendi Komunal, Komiteti për Politik dhe Financa, Komiteti për Komunitete, në raport paraqitet progresi, por edhe mangësitë që janë vërejtur gjatë periudhës të monitorimit nga monitoruesi i Dardanapress-it. ”, ka thënë Vranja.

UBT

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati tha se sa i përket raportit të monitorimit të Kuvendit Komunal është gjithëpërfshirës . “Të gjitha të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga ky raport duhen të jenë obligim i ekzekutiv dhe legjislativit në përmbushjen e obligimeve të dala nga raporti, ndërsa kërkojë nga ekzekutivi të dalë me një raport të detajuar ashtu siç e ka bërë Dardanapressi, lidhur me kërkesat, pyetjen e drejtuara të legjislativit kundrejt ekzekutivit dhe sa prej tyre kanë marrë përgjigje deri me tani” ka thënë kryetari Kastrati.

Organizata Jo Qeveritare Dardanapress, në raport ka pasqyruar dhe analizuar në mënyrë të përgjithshme përformancën si dhe angazhimet e anëtarëve të Kuvendit dhe komiteteve, subjekteve politike në kategoritë të paraqitura: Pjesëmarrja në diskutime gjatë seancës, ngritja e çështjeve, inicimi i çështjeve urgjente, propozimi pikave rendit të ditës, pyetje parlamentare, amandamentimi i legjislacionit, Kërkesa për interpelancë.

Pas përfundimit të prezantimit të raportit të monitorimit e kanë marrë fjalën Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, këshilltarët prezent komunal, të cilët kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me raportin përfundimtar të monitorimit, shumica prej tyre kanë thënë se duhet inkurajuar shoqerin civile dhe përkrahur OJQ-të, që të përcjellin dhe të monitorojnë punën e ekzekutivit dhe legjislativit pasi qe kjo e ngrite cilësinë dhe nivelin e punesë dhe transparencës.

Në këtë prezantim kanë marrë pjesë: Kryetari Komunës Qëndron Kastrati, Kryesuesi i Kuvendit Albert Sermaxhaj,anëtarët e Kuvendit Komunal, Drejtorët e Drejtorive Komunale, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale./rajonipress/