ARKATANA

Mandrica fshat shqiptarë në Bullgari

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Demir Krasniqi

N’ vitin 1718 –
Është ndërtuar një kishë e vërtetë !
Banorët me prejardhje shqiptare –
Mirë i ruajtën veshjet kombëtare !

Veshjet kombëtare, që bartnin suljotët –
Të pastra si syve kur iu rrjedhin lotët !
Kështu ishte deri n’ shekullin e XIX – të –
Veshja suljote kombëtare e vërtetë !

Por, kur fustanella ishte eliminua –
Nga pantallonat trakase ishte zëvendësua !
Ndërsa veshjet e grave u ruajtën me besnikëri –
Deri n’ kohën e emigrimit në masë në Greqi !

Mandrica është një fshat i vetmi n’ Bullgari –
Që është i banuar plot me shqiptari !
Në pjesën lindore të maleve Rodope –
Pranë kufirit bullgaro – grek , shëmbëlltyrë Evrope !

N’ vitin 1636 , ky fshat hyni n’ farë –
Nga disa barinj që ishin ortodoksë shqiptarë !
Që e furnizonin mirë ushtrinë osmane –
Me produkte qumështi – prodhime t’ kësaj ane !…

Ata u lejuan të merrnin një copë toke
Dhe të mos paguanin taksa për ekzistencë koke !
Pjesa më e madhe e shqiptarëve t’ vërtetë –
Erdhën n’ shekullin XVIII- të dhe të XIX- të !

Nga rrethinat e Korçës dhe rajoni i Sulit –
Erdhën n’ tokë t’ Mandricës , themelet i ngulit !…
Për nevoja t’ besimtarëve ortodoks t’ vërtetë –
Një kishë është ndërtuar n’ vitin 1718 !

Banorët ruajtën veshjet kombëtare suljote –
Deri n’ shekullin e XIX-të , t’ pastra nëpër mote !
Fustanella tradicionale , kur u eliminua –
Nga pantallonat trakase , ajo u zëvendësua !

ARKATANA

Ndërsa veshjet e grave u ruajtën me xhelozi –
Deri n’ kohën e emigrimit në masë në Greqi !
Banorët e sotëm , të fshatit që janë rritë –
Përbëjnë brezin e fundit që e ruajtën këtë traditë !
Edhe pse jetojnë në shtetin bullgarë –
E konsiderojnë veten , tamam si shqiptarë !
Shumica prej tyre nuk kanë mund me shkua –
Shqipërinë , as Kosovën kurrë me i vizitua !

Shqiptarët që jetojnë në fshatin Mandricë –
Gjithmonë e ndiejnë veten , se janë një pakicë !
Sipas regjistrimit të vitit 2001 –
E klasifikuar si grup etnik në Bullgari !…

Shqiptarë ishin vetëm 278 –
Numri i tyre ishte real dhe i vërtetë !
Është shumë më i lartë që duhet shënuar ,
I këtillë ka qenë dhe n’ kohë të kaluar !

Jaranov , prej Ukrainës punës iu kishte kurdisë ,
Ky studiues i famshëm dritë e historisë –
Shkruan se arnautët n’ tokë të Bullgarisë ,
Të gjithë janë t’ shpërngulur prej trojeve t’ Shqipërisë !

Të gjithë janë shpërngulur nga rrethi e Korça ,
Ohri, Elbasani , Çermenika , Golloborda …
Nga shekulli i XV-të, deri n’ shekullin e XIX – të –
Pastaj n’ Ukrainë , o, janë bartur për jetë !

Mes shekullit të XV-të dhe të XVII-të –
Shumë grupe shqiptarësh kërkonin vend për jetë !
Si t’ besimit katolikë dhe ortodoksë prore –
U vendosën n’ disa pjesë t’ Bullgarisë veriore !…

Një grup u vendosën në Trakinë jugore –
Minatorë në Kopilovtsi , ishin vendosë prore !
Disa ardhës të parë shqiptarë , n’ Bullgarinë moderne –
U vendosën në një fshat – qendër t’ madhe miniere !…

Gjilan, më 10.02.2019.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.