Fundamenti

Mandrica fshat shqiptar në Bullgari

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Një këngë t’ bukur e kam marrë –
Do ta këndoj mirë e mbarë !
Për Mandricën – fshat shqiptar ,
Që shtrihet n’ shtetin bullgar !

Me gjithë zemër do t’ këndoj –
Me këtë fshat do t’ ju njoftoj !
I themeluar n’ vitin 1636 –
Që fort zemra ma ka dashtë !

E pa mundur t’ shkosh në ndo ‘i vend t’ Evropës ,
Madje edhe nëpër ndonjë vend të botës –
Që të kërkosh njerëz për të bërë ndo ‘i çarë
Dhe t’ mos gjesh ndokund familje shqiptarë !

Diku janë t’ vendosur rishtazi ,
Diku me rrënjë thellë në histori …
Duke krijuar komunitetin e tyre –
N’ vend t’ përshtatshëm t’ asaj natyre !

I tillë është fshati Mandricë –
I themeluar n’ tokë t’ Bullgarisë !
Nga shqiptarët që e kanë dashtë –
N’ vitin 1636 !

Ditët e fundit fshati Mandricë –
Është vizituar nga Ambasadorët e Shqipërisë !
Edhe ata nga Kosova –
Edon Cana dhe Donika Hoxha .

Kanë takuar zonjat shqipfolëse të fshatit
Dhe kanë biseduar për rrugët e fatit !
N’ kufirin jugor të shtetit t’ Bullgarisë –
Është një fshat shqiptar që quhet Mandricë !

Ai është pjesë e rrethit të Ivajlovgradit ,
Që quhet Haskovo , vend ndodhja e fshatit !
N’ Bullgari , ky fshat i rrallë shqiptarë malësorë –
N’ vitin 2006 , kishte 75 banorë !

Në bregun e djathtë të lumit Bella Reka –
Është vendosë Mandrica me shtëpitë e veta !

Në pikën më lindore të maleve Rodope –
Çdo ditë rritej fshati me njerëzit e kësaj toke !

15 kilometra , në jug t’ Ivajlovgradit –
Seç zhvillohej jeta rrugëve të fatit !
Dhe dy kilometra larg lumit Lluda Reke –
Formon vijën kufitare bullgaro – greke !

FIDANISHTJA

Fshati Mandricë u krijua më 1636 –
Nga barinj ortodoks shqiptarë që shumë e kanë dashtë !
Që e furnizonin ushtrinë otomane –
Me produkte qumështi të kësaj ane !

Ata u lejuan të merrnin një copë tokë
Dhe të mos paguanin taksa asnjëri për kokë !
Punuan pa hile , ndërtuan shtëpi –
Krijuan familje dhe rritën fëmijë !

Pjesa më e madhe e shqiptarëve ,
Erdhën n’ shekullin e XVIII-të –
U vendosën në toka t’ bullgarëve ,
Nga rrethinat e Korçës , ku kanë pas jetë !

Nga rajoni i Sulit , në shekullin e XIX –të ,
Që ndodhet në Greqinë e sotme si vend i vërtetë !
Banorët i ruajtën veshjet kombëtare suljote –
Deri në shekullin e 19 – të, si perla të kësaj bote !

Kur fustanella u zëvendësua nga pantollanat thrakiane ,
Ndërsa veshjet e grave u ruajtën autoktone të kësaj ane !
Deri në kohën e emigrimit në masë në Greqi –
Veshjet kombëtare shqiptare ishin për lakmi !

Në shekullin e 19 – të –
Mandrica ishte një qytet i vërtetë !
I vogël shqiptarësh në rrethin e kësaj tokës –
Që jetonin t’ lumtur në kazanë e Dimotkës !

Në vitin 1873 ishte një vendbanim me 250 shtëpi ,
Me rreth 1080 banorë shqiptarë , me gra e me fëmijë !
Në 1908 , burimet greke e quanin popullsinë prej 3500 banorësh –
Shumica e të cilëve fliste edhe greqisht , si grekë shqipfolës “!

Profesionet kryesore ishin rritja e mëndafshit ,
Kultivimi i duhanit , në fushat e rrafshit !

Zhvillohej artizanati , po edhe tregtia –
Me vegla të punës dhe nëpër shtëpia !

Fshati kishte tre institucione arsimore greke :
Një shkollë për djem , që mësonin para dreke !
Një shkollë për vajza , që mësonin me kërrabëza
Dhe një kopsht fëmijësh , që luanin djem e vajza !…

Gjilan, më 20.07.2019.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.