FIDANISHTJA

Mandrica – fshat me origjinë shqiptare në Bullgari

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Në Republikën e Bullgarisë , është një fshat i shqiptarisë –
Që e ka emrin Mandricë , n’ te gjithmonë shkrepë Diell e dritë !
Ah, Mandricë, ah Mandricë , e lusin Zotin , për çdo ditë –
Ah, Mandricë, ah Mandricë, gjithmonë paq ti , Diell e rritë !

Mandrica është qendër fshatare që shtrihet në Bullgari ,
Por , që historinë e ka shqiptare , të përcjellë sipas fati !
Sot, ka vetëm 75 banorë , që jetojnë duke u shkri –
Kujtimet i kanë të zbehta për fillimet e këtij fshati !

Sulltana Gramenova , thotë këto toka janë falje t’ moçme ,
Nga sunduesi i vjetër i kohës së Osmanlisë –
Pasi kishin ndërtuar një xhami në Edrenën e sotme ,
Që dikur moti quhej Adrianapolis !

Si shpërblim për punën e mirë e të mbarë –
Fituan të drejtën për t’u vendosur në Mandricë me vila !
Thuhet se në 1636 erdhën banorët e parë –
Bazuar në mbishkrimin në varrezat e kishës Shën e Diela !

“Përpara 400 vjetësh , kanë ardhur këtu nga Korça –
Këta banorë shqiptarë , që u thoshin arnaut !
Erdhën këtu – gjetën Mandricën , që s’i gjendej askund shoqja –
Mbarë e mirë e filluan jetën , hiq pa e pasur asnjë tutë !

Shkuan n’ qytet t’ bëjnë një xhami , për t’ bërë lutje , për t’ pas dritë –
Atë xhami e bënë shumë shpejtë në mënyrë shumë të bukur !
Pastaj turku , n’ shenjë mirënjohje iu ka dhënë vendin Mandricë ” –
Thotë Sulltana Gramenova , shumë e gëzueshme dhe e lumtur !

400 vjet histori t’ këtij fshati , ruhen n’ Kishën Shën e Diela ,
E cila sot nuk e ka asnjë prift të kësaj anës !
Banorët thonë vijnë nga i herë , si n’Pranverë bilbilat ,
Për te kujdeset Gramenova e cila edhe i bien kambanës !

Shqipja në Mandricë është folur me dialektin Korçarë –
Ajo është ruajtur në këtë fshat , shumë pastër brez pas brezi !
Por, ajo kurrë nuk është shkruar me alfabetin tonë shqiptarë –
Dhe kjo padrejtësi shqiptarëve , zemrat flakë gjithmonë ua ndezi !

Uji Dea

“Sigurisht është impresionuese , e lavdishme veç e veç ,
Si kanë arritur ta mbajnë e ta ruajnë atë gjuhë fati ?!
Kur mendoj nga ana tjetër , mua po më vjen shumë keq –
Që po e shohim zvogëlimin , shpopullimin e këtij fshati !

Sepse gjithnjë në këtë fshat ne , gjetëm shumë njerëz të moshuar
Dhe kam frikë se shqipes së folur , dita – ditës po i vjen fundi !?
Kultura edhe zakonet , gjithnjë po shkojnë duke u shuar –
Qoftë përzierjet me bullgarë , apo të tjerë prej katundi !”

Thotë Donika Hoxha , ambasadorja shqiptare në Bullgari ,
Që nukkursenkurrë asgjëpër kulturë e dituri !
Që gjithmonëështë e brengosur për gjuhë shqipe dhe shqiptari –
Që shqiptarët ta kalojnë jetën në kënaqësi dhe lumturi !

Ivajllo Petrov , është ndër të rinjtë e fundit që përmes investimit –
Në Mandricë , e ka vendosur që ta shkrijë tërë pasurinë !
Gjuhën shqipe ta kultivojë përmes kulturës dhe turizmit –
Në përpjekje për të mbajtur ende gjallë historinë !

Gjuhën shqipe ta mbajë gjallë , përmes formave turistike ,
Madje , dhe hotelit të tij , i ka vu emër shqiptarë –
Edhe pse emri është shkruar me ca shkronja cirilike :
“Bukor shtëpia” ( Shtëpia e bukur ) ,ai është guximtarë !

“Nëna ime është nga Mandrica – nga ky fshat për bukuri ,
Unë jam rritë n’ fshatin Mandricë , ku e kam pa Diellin dhe dritën !
Fëmijërinë e kam kaluar këtu gjithmonë me lumturi –
Prandaj jam aq fort i lidhur emocionalisht me Mandricën !

Kur isha i vogël , fshati Mandricë ishte shumë i gjallë –
Këtu jetonin shumë njerëz edhe kishte shumë fëmijë !
Me kujtohet biblioteka lokale që ishte mrekulli e rrallë ,
Furra e bukës shumë të mirë , si për t’ vjetër, si për t’ rinj !

Spitali , shërbimi i urgjencës mjekësore , kabineti i dentistit ,
Kishte shkolla fillore deri në klasën e tetë dhe tëmesme !…
Nxënësit vinin nga fshatrat për rreth dhe flinin n’ dhoma t’ konviktit ,
Sepse kjo ishte shkolla kryesore ku ndiqeshin mësimet e suksesshme “!

Gjilan, më 25.01.2021 v.
Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.