FITORJA

Mandli habitet me raportin e KE-së për Serbinë: Si të vijë nga një univers tjetër

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka prezantuar sot raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka reaguar në lidhje me këtë raport për Serbinë, ku ka thënë se është ndier sikur raporti nuk vjen nga Komisioni Evropian, por nga një univers tjetër.

Hidromorava

Mandli është shprehur se Komisioni Evropian po i kërkon Kosovës të jetë më tepër e angazhuar në dialog me Serbinë, kur Serbia është ajo që po e bllokon Kosovën e jo anasjelltas.

“Ndjenja ime për raportin, kur vjen te Serbia, është se nuk vjen nga Komisioni Evropian, por nga një univers tjetër. Ky parlament më 1 mars me shumicë votash ka shprehur shqetësimin e thellë për Serbinë sa i përket luftës. Ajo nuk ka ndryshuar qasjen. Ku është vija e kuqe për Komisionin që të ndalojë së pretenduari se Qeveria e Serbisë, lidershpi i Serbisë, do të jetë Qeveri e rregullt dhe në përputhje me vlerat e BE-së? Pse po thoni se Kosova duhet të jetë më tepër e angazhuar në dialog me Serbinë, kur Serbia është ajo që po e bllokon Kosovën e jo anasjelltas. Ndoshta duhet riformuluar atë deklaratë”, tha Mandli. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.