Hidromorava

Mandl për vendimin e ministrave të BE-së për vizat: Kjo është shumë e vonuar, por kemi arsye për të qenë të lumtur

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së të cilët miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.

Megjithatë Mandl ka thënë se ky është një hap shumë i vonuar.

Edhe një hap para, Këshilli i Ministrave miraton liberalizimin e vizave për Kosovën
“Kjo është shumë e vonuar, megjithatë kemi arsye për të qenë të lumtur. Por ne gjithashtu duhet të pyesim veten pse disa vendime që e bëjnë jetën më të mirë për shumë njerëz dhe nuk do të dëmtonin askënd ndonjëherë zgjasin kaq shumë në BE. Ne duhet të kapërcejmë qasje të tilla ideologjike. Le t’i shërbejmë Evropës dhe evropianëve”, ka shkruar Mandl.

FIDANISHTJA

Sipas këtij vendimi, data e nisjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të jetë koha kur të jetë tërësisht funksional sistemi i autorizimit dhe verifikimit të udhëtimeve (ETIAS), apo jo më vonë se 1 janari i vitit 2024.

Deri vonë ishte besuar se hyrja në fuqi e këtij sistemi do të jetë më 1 nëntor të këtij viti, por ky afat është shtyrë për vitin 2024. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.