UBT

Mandl për thirrjen e kongresistit amerikan për pesë vendet e BE-së që ta njohin Kosovën: Jemi bashkë në këtë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka përshëndetur deklaratën e kongresistit amerikan Ritchie Torres, i cili së fundmi u ka dërguar letra ambasadorëve të pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.

Mandl duke rishpërndarë deklaratën e Torres në Twitter, ka shkruar se “jemi së bashku në këtë”.

Ndryshe kongresisti Torres ka thënë se Kosova meriton të ketë një rrugë për të hyrë në BE.

FITORJA

“Kosova ka qenë e pavarur për 14 vjet, por ka disa vende të BE-së që nuk e njohin këtë. Unë i bëj thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe ta njohin Kosovën si një komb të pavarur në mënyrë që Kosova të ketë një rrugë për të hyrë në BE”, ka shkruar Torres, në një postim në Twitter.

Torres ditë më parë kishte shkruar gjithashtu se Kosova meriton të anëtarësohet edhe në Aleancën Veriatlantike (NATO). /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.