Eko Higjiena

Mandl: Njohja nga Izraeli mesazh i qartë për shtetet e BE’së që ende s’e kanë pranuar Kosovën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti i Parlamentit Evropian,austriaku Lukas Mandl, thotë se për të njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit ka një domethënie të madhe.

Mandl përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në twitter ka thënë se kjo njohje është një mesazh i qartë për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Shteti i Izraelit do të njohë Republikën e Kosovës që është shteti më i ri në Evropë. Kjo do të thotë shumë për mua meqë e ndjej miqësinë mes Austrisë, Izraelit dhe Kosovës. Është një sinjal i qartë për të gjithë shtetet anëtare të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Mandl, raporton Gazeta Express.

Uji Dea

Më 1 shkurt Kosova dhe Izraeli edhe zyrtarisht kanë vendosur marrëdheniet diplomatike. Njohja e Kosovës nga Izraeli ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit e nënshkruar në Uashington në mes të Kosovës dhe Serbisë nën drejtimin e ish-presidentit të SHBA’së Donald Trump./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.