Uji Dea

Mandl: Një nga gabimet e Serbisë është mosnjohja e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Parlamentit Evropian Lukas Mandl, ka thënë se vendimarrësit në Serbi kanë bërë zgjedhje të gabuara.Mandl në një intervistë për gazetën serbe Danas foli edhe për Kosovën ku shprehu edhe një herë faktin se është shteti më i ri në Evropë.“Kosova është shteti më i ri në Evropë që kërkon rrugën e saj evropiane.

Në ndërkohë që shumë shumë shpesh është trajtuar në mënyrë të padrejtë” – tha Mandl.Eurodeputeti tha se Serbia duhet të qëndrojë në anën e vendeve të botës së lirë.“Serbia do të duhet të qëndrojë në anën e botës së lirë, sepse edhe qytetarët e Serbisë meritojnë lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit”- tha ai.Ai theksoi se në mesin e shumë vendimeve të gabuara që i kanë marrë udhëheqësit serbë, janë mosnjohja e pavarësisë së Kosovës.

Eco Higjiena

E sipas eurodeputetit austriak disa vende brenda BE-së nuk po e njohin Kosovën për shkak të Serbisë.Lukas Mandl tha se njohja reciproke do të jetë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës.“Krahasuar me zgjedhjet e tjera të gabuara të disa vendimmarrësve serbë, njohja e Republikës së Kosovës do të jetë një çështje e vogël për Serbinë, por një çështje e madhe për vendin më të ri të Evropës, që tregon përkushtim shumë më të madh ndaj vlerave evropiane. Por një grup i vogël vendesh në Evropë dhe në mbarë botën po e lidhin vendimin e tyre për të njohur pavarësinë me vendimin e Serbisë. Nga ana e tyre dhe nga ana e vendit fqinj Serbisë, njohja reciproke do të jetë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, pavarësisht nëse vijnë nga kjo apo ajo kombësi. Qytetarët e Serbisë kanë një të ardhme të ndritur, nëse marrin rrugën ku “njohja reciproke” është hap i detyrueshëm”.Ai tha se udhëheqësit serbë po ashtu kanë bërë gabim që nuk janë rreshtuar krah vendeve perëndimore që nuk i vendosën sanksione Rusisë.