Fundamenti

Mandl: Jam i shqetësuar me ndikimin e Serbisë në veri të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë se është i shqetësuar me ndikimin që Serbia ushtron në veri të Kosovës.

Ai ka përmendur faktin që Lista Serbe nuk ka garuar në zgjedhjet e veriut, duke thënë se ky subjekt politik është i ndikuar nga Beogradi.

“Zgjedhjet janë të rëndësishme. Për këdo që dëshiron të jetojë në mënyrë paqësore me të gjithë të tjerët dhe të jetojë mirë, duhet të përfshihet në zgjedhje, si qytetar dhe si votues duhet ta përdorë të drejtën”, deklaroi ai për Klan Kosovën.

Mobi Casa

E njëjta vlen edhe për kandidimin për zgjedhje. Peizazhi politik i nominim kandidatët e vetë në listën e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë për këtë. Jam shumë i brengosur që është përpjekur nga jashtë për t’i sulmuar këto zgjedhje në komunat veriore të Kosovës”.

Tutje, ai ka shtuar se njerëzit që dëshirojnë të jenë pjesë e jetës publike dhe që dëshirojnë të kontribuojnë, nuk kanë kandiduar në zgjedhje për shkak të ndikimit nga Beogradi.