Fundamenti

Mandl bën thirrje për heqje të masave dhe zbatim të marrëveshjeve të dialogut

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Progresi, sfidat në fushën e reformave të lidhura me integrimin në BE, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja, si dhe bashkëpunimi rajonal dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, kanë qenë temë në takimin e 11-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.

Udhëheqësja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila në hapje të këtij takimi ka thënë se diskutimet e sotme jo që do të reflektojnë të arritura, por do të shtojnë rrugët për sfida dhe mundësitë që janë para nesh.

“Jemi në një kohë të lirë në një vend demokratik dhe të pavarur duke parë luftën në Evropë na përkujton punën për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Marsi 25 26 27 28 shënon datat e vrasjeve në Krushë të Madhe ku janë vrarë gra të moshuara dhe nuk janë kursyer. Në kujtim të viktimave të luftuar ju ftojë me një minutë heshtje. Meqë jemi sot është rëndësi të njihet dhe të shprehet për mbështetjen dhe zotimin e Parlamentit Evropian.

Parlamenti Evropian ka qenë aleat i palëkundur përmes rezolutave ndjekës i drejtësisë dhe stabilitetit në Rajon.

Diskutime sotme jo që do të reflekojnë të arritura por do të shtojnë rrugët për sfida dhe mundësitë që janë para nesh.

Le të angazhohemi në diskutime të frytshme dhe respektim të ndërsjelltë që ndërlidh partneritetin. Në përfundim shpreh falenderimin për përkushtimin tuaj Kosoves BE”, ka thënë Kusari – Lila.

Ndërsa Lukas Mandl bashkëkryesues i Komisionit parlamentar për stabilizim-asociim BE – Kosovë kërkoi të ketë implementim të plotë të marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit.

“Më vjen mirë që përderisa jemi vetëm tre përfaqësues dhe më vjen mirë që kemi kolegun nga Kroacia unë nga Ausitria kemi edhe një koleg nga Holanda jemi bashkë në emër të BE-së jashtë BE-së në një shkëmbim parlamentar e në kuadër të këtij mandati në Kuvendin e Kosovës. Faleminderit që përkujtoni 25 vjetorin sepse është pjesë e civilizimit.

Më lejoni të falënderoj, Glauk Konjufcën kryetarin e Kuvendit po ashtu çmojmë shumë Bislimin dhe Ministrin Rashiq.

Shumë falënderime për ju Mimoza për bashkëpunimin e mirë në përgaditjen e këtij takimi.

Po ashtu përcjell përshëndetjet e kryesuesit që s’ka mundur me qenë me ne po ka bërë punë të madhe

Ky takim zhvillohet në një moment me rëndësi për Kosovën dhe BE-në.

Unë ftoj të ketë implementim të plotë të Brukselit dhe të Ohrtit, nuk duhet të këtë vonesë dhe me pajtim të së drejtës ndërkombëtare.

Parlamentit Evropian i vjen keq për masat që i janë imponuar Kosovës dhe thërret për heqjen e tyre.

Parlamenti Evropian ka qenë përkrahës i madh i liberalzimit të vizave dhe na vjen mirë që për qytetarët e Kosovës është më lehtë të udhëtojnë.

Ky takim i dy komisioneve parlamentare është vazhdimësi i takimeve që janë mbajtur më herët dhe tregon një përmirësim të stabilitetit në Kosovë”, ka thënë Mandl.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në fjalën e tij ka thënë se jam mirënjohës për të diskuar për sfidat dhe reformat qe na duhen drejt integrimit Evropian

“Jam mirënjohës për të diskuar për sfidat dhe reformat që na duhen drejt integrimit Evropian.

Së pari dëshiroj ta shpreh mirënjohjen time për juve për parlamentin dhe për BE për mbështetje dhe angazhimin e vazhdueshëm për zhvillimin e vendit tonë.

Ne e vlerësojmë rolin e BE-së për nxitje të bashkëpunimit rajonal, nivelin e rritjes ekonomike dhe mbështetjen e shtetit e së drejtës dhe të drejtat e njeriut.

RCCOLA

Ne jemi përkushtuar të punojmë së bashku për t’ i adresuar sfidat tona në mënyrë që të avancojmë tutje në integrimin tonë drejt BE.

Për sa i përket progresit të sfidave, reforma të nevojshme për integrim, ne e pranojmë që ka ende punë për të bërë.

Njëra ndër sfida më të mëdha mbetet korrupsioni, atë prokurorial dhe gjyqësore por ne duhet t’ i vazhdojmë reformat në lidhje me sundimin e ligjit dhe për të drejtat e njeriut këto do ta mundësojnë të krijojmë kushte më të mira për qytetarët tanë, ta mbështesim zhvillimin tonë shoqëror po dhe të përmbushim kriteret e Baahkimit Evropian që na mungojnë.

Ne kemi treguar tashmë përkushtimin tonë për të forcuar qeverisjen demokratike në Kosovë.

Ne jemi përkushtuar të punojmë së bashku për të zgjidhur qështjet e pazgjidhura ende.

Ne besojmë që vetëm njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është pjesa thelbësore e marrëveshjes ndërkombëtare gjithëpërfshirëse si parakusht i domosdoshëm që dyja vendet të përparojnë në rrugët e tyre Evropiane.

Më lejoni të jem i qartë që ne nuk kërkojmë procedura të pandershme nga ana e BE-së vetëm po kërkojmë proecdura strikte bazuar në drejtësi.

Ne jemi gjithashtu të përkushtuar të punojmë së bashku me BE-në.

Si përfundim, Kosova mbetet e palëkundur në integrimin evropian. Ne besojmë që Bahshkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Përendimor”.

Zëvendës Kryeministri, Besnik Bislimi është shprehur se Kosova vlerëson rezolutat dhe thirrjet e vazhdueshme të Parlamentit Evropian.

“Kosova i vlerëson rezolutat dhe thirrjet e vazhdueshme të Parlamentit Evropian dhe thirrjet për njohje nga pesë shtetet mosnjohëse, për mbështetjen tonë në anëtarësim në Këshill.

Ne besojmë se Kosova i përket Bashkimit Evropian dhe për këtë po punojmë çdo ditë të bëhet realitet.

I jemi bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, kemi qenë të angazhuar edhe në planin e rritjes të Komisionit Evropian.

Progresi demokratik nënkupton anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.

Nuk ka asnjë problem teknik që Kosovës ti dërgohet pyetësori, mos njohja nga pesë shteteve nuk ka qenë problem për vendimin për vizat. Institucionet do jenë të gatshme ti përgjigjen këtij pyetësori.

Çdo vend demokratik brenda BE-së e din se Kosova është një ndër vendet më demokratike në rajon”.

Ministri Nenad Rashiq në fjalën e tij ka thënë se me masat drejtuar Kosovës keni goditur komunitetet.

“Masat e BE-së ndaj Kosovës janë tragjikomike. Kemi dy programe të bashkëfinancuara dhe këto kanë për qëllim mbrojtjen e komuniteteve dhe forcimin dhe kam kërkuar nga zotëri Tomas dhe ju lus të bëni çmos ti përjashtonin këto dy programe nga masat. Me këto masa po i goditni komunitetet, ju lus të bëni diçka për këto masa, sepse nuk po mundemi të bëjmë diçka me programet.

Besoj që sfidat që mund ti kalojmë në veri është të kemi një referendum. Unë dhe partia ime jemi duke bëre çmos që ata atje të marrin pjesë në zgjedhje.

Falënderoj kryeministrin Kurti dhe partinë e tij që kanë qenë të drejtë me Gjykatën Kushtetuese që ka mundësuar 24 hektarët në manastirin e Deçanit”.