UBT

Mandeles i përkeqësohet gjendja

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Johanesburg – Afrikano-Jugorët po presin lajme për shëndetin e ish-presidentit të tyre Nelson Mandela, gjendja e të cilit është përkeqësuar shumë në 24 orët e fundit.

Presidenti aktual Jacob Zuma ka vizituar 94 vjeçarin në spitalin Pretorian, ndërsa i ka bërë thirrje popullit që të luten për Mandelan.

Uji Dea

Familja e ngushtë e ish-liderit që luftoi apartheidin në Afrikën e Jugut, është parë duke hyrë në spital.

Mandela ishtë zgjedhur presidenti i parë me ngjyrë në Afrikën e Jugut, pas përfundimit të apartheidit në vitin 1994.