Mobi Casa

Mandela vuan nga infeksioni në mushkëri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish presidenti i Afrikës Jugore, Nelson Mandela po vuan nga një infeksion në mushkëri.

94 vjeçari është shtruar në spital që nga e shtuna.

Në një deklaratë presidenciale thuhet se ai po vuan nga “përsëritja e një infeksioni të mëhershëm të mushkërive”.

RCCOLA

Mandela, një simbol i rezistencës kundër racizmit dhe padrejtësisë, ka udhëhequr luftën kundër minoritetit të bardhë në pushtet në Afrikën Jugore.

Ai ka qëndruar 27 vjet në burgjet e aparteidit.

Ai është shpërblyer me çmimin Nobel për Paqe në vitin 1993 dhe ka qenë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës Jugore nga viti 1994 deri me 1999.